Postuar më: 11 Nëntor 2016

Buxheti 2017, përfitime dhe mbështetje e drejtpërdrejtë për qytetarët

Ministri i Financave Arben Ahmetaj ka prezantuar sot para deputetëve të Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, Projekt Buxhetin e vitit 2017, që sikurse e theksoi ai, është buxheti i konsolidimit të rritjes ekonomike, financimit të reformave, uljes së borxhit dhe rritjes së pagave e pensioneve.

Një fokus të vecantë gjatë prezantimit të tij, Ahmetaj i kushtoi qytetarëve dhe masave në favor të rritjes së përfitimeve të tyre.

Buxheti 2017, është buxheti për qytetarin, tha Ahmetaj, i cili renditi një sërë masash në favor të qytetarëve:

  • Së pari është taksimi i ndershëm në përiudhën 2014-2017. Janë ulur taksat për 97% të të punësuarve dhe këtu i referohem taksimit progresiv në ndryshim nga tatimi i sheshtë.
  • Taksimi progresiv ka ulur barrën për qytetarin. Listëpagesa në total është 623 mijë persona të cilët kanë paga nga 0-130 mijë lekë në muaj, që do të thotë, se vetëm me këtë politikë, kemi lehtësuar barrën fiskale për 623 mijë qytetarë që shkojnë në punë cdo mëngjes.
  • Me taksat progresive të ardhurat në buxhet nga tatimi mbi të ardhurat personale ëstë 860 milion lekë në muaj. Me taksën e sheshtë, të ardhurat në buxhet nga tatimi mbi të ardhurën personale do të ishin 1.9 miliard lekë, pra afërsisht 1.1 miliard lekë në muaj që për shkak të taksës progresive, nuk shkojnë në buxhetin e shtetit por i kthehen mbrapsht qytetarëve në xhepat e tyre, për konsumin e famlijeve të tyre. Në vit, kjo shumë shkon afërsisht 110 milion dollar. Kemi kthyer në xhepat e qytetarëve 1 miliard lekë në muaj, ose 12 miliard lekë në vit, ose rreth 50 mld lekë në katër vite, 500 mln USD mbrapsht. Pra qytetarët shqiptarë që na besuan, kanë përfituar 500 milion USD më shumë.
  • Vetëm në një vit e rritëm fondin e pagave 2.2 herë më shumë se qeveria e mëparshme. Fondi i rritjes së pagave 2010-2013 ka qenë 3.2 miliard lekë; fondi I rritjes së pagave vetëm në një vit, në 2017 (me efekt 12-mujor) do të jetë 7.2 miliard lekë, janë shifra nominale të drejtpërdrejta.
  • Pagat për mësuesit. Janë 326,638 punonjës të sistemit arsimor që përfitojnë mesatarisht 10% rritje page në vitin 2017. Paga mesatare bruto për një mësues të shkollës 9-vjeçare në 2013 ka qenë 61,100 lekë, në 2017 bëhet 64,650 mijë lekë. Për mësuesit e shkollës së mesme, nga 64,100 lekë në 2013, shkon në 68,000 lekë në 2017.
  • E njëjta gjë edhe për sistemin shëndetësor të lënë pas dore në shumë e shumë kohë. Për vitin 2017 reforma e ndërmarë për rritjen e pagave në administratën publike shoqërohet edhe me rritjen e pagave të sistemit shëndetësor publik. Pagat e mjekëve dhe infermierëve do të rriten me 10%, përfitojnë 18,415 personel mjekësor dhe infermierë nga të cilat 4,650 mjekë dhe 13,765 infermirë. Fondi i parashikuar për t’u akorduar është 1.5 miliard lekë.
  • Me sistemin e vjetër nuk ka ekzistuar koncepti i pensionit social. Në 2013, mbi 1,775 përfitues do të ishin lënë në mes të rrugës. Sot, ekziston koncepti I penisonit social, përfitim i drejtpërdrejtë për qytetarin. Në 2016 është dyfishuar numri i përfituesve; në 2017 numri I përfituesve të pensionit social shkon në 5,070 qytetarë.
  • Kategoria e ish-ushtarakëve. Zgjidhet përfundimisht problemi i 5,130 ish-ushtarakëve të cilët kishin detyrim 1 miliardë lekë ndaj shtetit për shkak të diferencës në llogaritjen e pensioneve.
  • Për herë të parë në këtë mandat sëmundja nuk tatohet. Që prej fillimit të vitit 2014, TVSH e ilaceve dhe shërbimeve mjekësore është zero. Efekti i kësaj mase në buxhet është rreth 2.1 miliard lekë në vit që ia kemi kursyer qytetarëve që kanë përdorur shërbimin mjekësor apo kanë marrë ilace. Imagjinoni, janë 21 milionë dollarë që vetëm nëpërmjet një lëvizje fiskale, heqjes së tvsh për ilacet dhe shërbimet mjeksore, u janë kthyer mbrapsht në xhep qytetarëve.
  • Në total janë rreth 63 miliardë lekë për periudhën 2013-2017 që programi i qeverisë u ka kthyer qyetarëve vetëm nëpërmjet këtyre masave dhe sigurisht që nuk do lë pa përmendur, indeksin e çmimeve të shëndetësisë në rënie që nga viti 2013.

“Politikisht do të thoja se është një premtim i mbajtur dhe nuk jemi ende në përfundim të rrugës së shëndetësisë falas, por jemi në një trend jashtëzakonisht të konsoliduar për qytetarët që megjithë probemet që ka sistemi, kanë mundësi t’i prekim me duart e tyre këto përmirësimie” – përfundoi Ministri.