Postuar më: 02 Shtator 2016

Riaktivizohet rafineria e naftës në Ballsh. 1200 punëtorë rikthehen në punë

"Për mua dhe për qeverinë është një lajm shumë i mirë për ekonominë shqiptare.

Çdokush e di se cfarë ka kaluar industria e naftës sidomos ju që e mbani mend mirë atë privatizim të dështuar dhe korruptiv që rëndoi mbi të gjitha në kurrizin tuaj si të punësuar dhe që përfunduat gati- gati në skllevër të papunë për disa vite.

Hapja e rafinerisë ka në vetvete disa lajme të mira, jo vetëm për ekonominë shqiptare, por edhe për familjet tuaja dhe investitorët, të cilët dëshiroj t'i falenderoj që bënë të mundur rihapjen e rafinerisë dhe kthimin në punë të 1200 punëtorëve. 1200 qytetarë shqiptarë të cilët cdo mëngjes këto vite, nuk kishin punë për shkak të një privatizimi korruptiv dhe kriminal që e katandisi industrinë e naftës në këtë gjendje që është.

Ju premtuam që do ta riaktivizonim industrinë e naftës, ky është fakt. Kryeministri ju premtoi që kjo rafineri do të punonte me cdo kusht që t'ju rikthente në punë dhe për ‎të furnizuar ekonominë shqiptare dhe industrinë e naftës dhe ja ku është fakt. Qeveria mbështeti investitorë seriozë amerikanë për të bërë të mundur këtë investim gjigand.

Vetëm në vitin e parë janë 52 milionë dollarë investime që shkojnë në rinovimin e rafinerisë dhe më pas të lidhura edhe me fushat e gazit me Trans Atlantik që shkojnë në gati edhe 100 milionë dollarë të tjerë që do të investohen, me riparimin e tubacioneve, me zgjerimin e operacioneve të naftës dhe të gazit dhe sigurisht që ka edhe një efekt të drejtpërdrejtë tek operacionet e Bankers sepse kërkohet furnizim në sasi të konsiderueshme për t'u përpunuar nga kjo rafineri.

E theksoj që unë jam i bindur që dita e sotme është një ditë e mirë për familjet tuaja, është një ditë e mirë për ekonominë shqiptare dhe në fakt i kthen një përgjigje të denjë kukuvajkave të ShQUP-it që gëzimin më të madh kanë kur ju vuani. Gëzimi më i madh I tyre ka qenë kur ju keni qenë pa punë dhe keni qenë pa punë për shkak të tyre dhe sot kanë dalë dhe bëjnë këngën e përditshme të kukuvajkës sepse ju po ktheheni në punë.

Dua të mos e harroni asnjë ditë se janë gëzuar me mjerimin tuaj dhe sot janë trishtuar që ju jeni kthyer në punë dhe që ekonomia shqiptare po sheh një vepër të rivënë në punë nga investitorë seriozë si kjo kompani që ëshë sot me ju.

Unë dua t'i falenderoj për këtë investim kurajoz dhe patjetër edhe Bankers për bashkeëpunimin sepse në finale është një marrëveshje serioze privatësh dhe patjetër edhe Trans Atlantik sepse është pjesë ndonëse jo e drejtperdrejtë, por në mbështetje të këtij operacioni shumë të madh.

Ky aset, kjo rafineri që shikoni, ka qenë, për shkak të atij privatizimi korruptiv, me taksa të papaguara, me furnitorë të papaguar, me punëtorë rrugëve. Bankat e morën këtë aset në dorë për shkak të dështimit të asaj qeverie që i gënjeu të gjithë këta punëtorë këtu. Kompania amerikane, pra investitori, e ka blerë nga bankat dhe ky aset, pra rafineria, është konceptuar si një operacion më vete, privat mes tyre, bankave dhe dy kompanive. Pronari i ri i rafinerisë është grupi amerikan, pra investitori.

Nga informacioni që morëm, 200 punëtorë kanë filluar tashmë punën‎ ndërsa brenda dy javëve të ardhshme do jenë riaktivizuar edhe 1000 të tjerët, pra në kapacite të plota. Ndërkohë në 1 Tetor fillon prodhimi intensiv i naftës që është një lajm shumë i mirë dhe sigurisht që me investimet, do shohim edhe zgjerime të operacioneve"