Postuar më: 08 Shtator 2016

Reformat, platforma ku rritet ekonomia e vendit. Rishikimi i buxhetit, përshpejtojmë projektet e investimeve publike

Akti normative vjen në një peizash tejet të përmirësuar ekonomik, me një trajektore tejet pozitive rritëse në tre vjet rradhazi 2014-2015-2016. Këto nuk janë parametra të politizuar, janë parametra të certifikuar nga insitucione ndërkombëtare dhe agjensi ndërkombëtare prestigjioze.

Sot padyshim qytetarët po ndiejnë rikthimin në normalitetin e rritjes së ekonomisë shqiptare pas një plage të gjatë, rënie, keqmenaxhimi, borxhe të papaguara, borxhe të padeklaruara. Për herë të parë pas shumë vitesh, ekonomia po thyen tabunë e rritjes prej 3%.

Ka një arsye dhe kjo padyshim është zbatimi rigoroz I reformave të thella që ka ndërmarrë maxhoraca në tre vitet e fundit. Kjo është një mazhorancë që do të krenohet për reformat e thella në financë, në sistemin e pensioneve, në sistemin e drejtësisë apo në vendosjen e ligjit dhe të rendit. Këto janë arsyet e para, platforma ku rri dhe rritet ekonomia shqiptare.

Ligji organik i buxhetit që vendos për herë të parë rregullin fiskal që detyron cdo qeveri të mos rrisë borxhin publik përkundrazi, me ligj e detyron cdo qeveri që ta ulë borxhin public minimalisht cdo vit me 1% të PBB për ta cuar në 43% të PBB. Po brenda këtij ligji, në një vit elektoral nuk mund të harxhohet me shumë se 55% e deficitit në gjysmën e pare të vitit.

Këtu kronologjia e fakteve është e rëndësishme. Në 2013 kur u dorëzua pushteti nga PD, kishte 0 lekë, i gjithë deficiti vjetor ishte harxhuar brenda pesë muajsh dhe ndërkohë ishin lënë borxhe të papaguara në thesar afërsisht 100 milionë dollarë, shërbime, spitale apo punë publike në kurriz të qyetarëve dhe në kurriz të financave publike.

Reformat nuk janë që t’I japin mundësinë një qeverie të abuzojë, reformat i japin mundësinë qytetarit të kontrollojë qeverinë dhe qeveria të vetëkontrollohet, në mënyrë që ajo që ndodhi në 2013 me financat publike të mos përsëritet më kurrë.

S&P, një nga organizmat certifikuese të ekonomisë, sërish e vlerësoi ekonominë shqiptare ne B+ stabël. Ekonomia shqiptare ka vënë në kontroll borxhin, deficitin dhe ka hyrë në një trajektore rritëse përtej 3%.

Duhet të përmend kërkesën e brendshme patjetër, sepse kuadri ekonomik është bërë pjesë e debatit politik, shpesh edhe e gënjeshtrës, por ka nevojë t’I referohemi fakteve dhe statistikës. Kërkesa e brendshme u rrit 2.39%. Dikush thotë ka rënë konsumi, por me statistiëk, tremujori i tretë 2015, T4 2015, T1 2016, të gjitha indikacionet tregojnë që edhe T2 2016, do te kenë rritje konsekutive të konsumit privat. Politika nuk duhet ta njollosë këtë lajm të mirë për ekonominë. Mos harroni që reforma më e mire në ekonomi është optizimi.

Investimet bruto janë rritur në tremujorin e parë 2016 me 7.33%.

Deflacioni, folën disa anëtarë të nderuar të opozitës që flisnin me kënaqësi për deflacion. Sikurse e theksova dhe atëherë, ishte nje goditje e përkohshme e ofertës dhe sot po riekulibrohet në nivelet normale të 2%. Kemi një ekuilibër të ofertës dhe kërkesës që materializohet tek rritja ekonomike.

Treguesi I Ndjesisë Ekonomike, në tremujorin e dytë 2016, shënoi një përmirësim të ndjeshëm me 6.2%.

Eksportet, duke përjashtuar mineralet dhe lëndët djegëse të cilat kanë pësuar një rënie drastike me 1/3 e cmimit të tyre për shkak të ofertës dhe kërkesës globale, e cila nuk ndikohet nga ne, po të heqim pra efektet e këtyre dy kategroive, rritja e eksporteve në shtatëmujor është 7.5%. Eksportet e ushqimeve u rritën me 24.1% dhe tekstile e këpucë me 21.4%

Importet e mallrave në gjashtëmujroin e parë u rritën me 6.9%. Rritje e konsiderueshme u shënua në makineri dhe pajisje, duke treguar gjenerim të brendshëm të ekonomisë dhe zhvilime të linjave të reja të prodhimit dhe produkteve nga ana e kompanive.

Kreditë, portofoli I kredisë bankare shënoi rritje mesatare vjetore rreth 3% falë zgjerimit vjetor me 6.4% të kredisë në lek, ndërsa në valutë është thuajse I pandryshuar nga një vit më parë.

Kredia konsumatore ka një rritje të qëndrushme gjatë këtij viti në tremujorin e parë prej në 12.6% dhe 3.6% në T2 kurse për individë u rrit 1% në shtatë muaj.  Patjetër që kemi problem në kredinë korporative që vjen nga disa elementë. Kredia e keqe ishte 25% në 2013, ka akoma probleme me ekzekutimin e kolateralit prandaj e nisëm atë reformë legjislativo-financiare për të zgjidhur këtë pjesë të kthyer në gangrenë në sistemin financiar.

Papunësia, kemi rënie të mëtejshme dhe trendi është vetëm rënës në tre vite rresht. Shkalla e papunësisë u ul në 16.9% duke rënë gjatë tremujorit të parë 2016 me 0.8%.

Të ardhurat nga “Tatime dhe Dogana” (përfshirë kontributet e mbledhura nga DPT)  për 7 mujorin e vitit 2016 u realizuan në vlerën 201.7  miliard lekë, që do të thotë 19.3 miliard lekë më shumë se 7 mujori i vitit 2015, ose +10.6%  dhe  1.3 miliard lekë më shumë se plani, ose  +0.6%.

Të ardhurat nga TVSH-ja brenda vendit janë realizuar në vlerën 19.5 miliard lekë, 17% më shumë se 7 mujori i vitit 2015 dhe me një realizim të planit të periudhës në masën 95.5%.  Faktor që ka ndikuar në këtë rezultat ka qenë rritja e rimbursimeve me 19.1 % ose +0.7 miliard lekë si rezultat i masave përmirësuese për thjeshtëzimin dhe reduktikimin e procedurave të rimbursimit të TVSH-së. Këtu dëshiroj të ndaj me ju që shumë shpëjt do të sjellim në Parlament ndryshimet në ligjin e procedurave tatimore me thjeshtësime në favor të tatimaguesve.

Të ardhurat nga  tatimi mbi fitimin janë realizuar në vlerën 18.1 miliard lekë, 19.2% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar dhe 22.2 % më shumë se plani. Ndikimin kryesor në këtë rezultat e ka patur rritja e ndërgjegjësimit të taksapaguesve për deklarimin real të transaksioneve në import dhe zinxhirin e shitjeve. Faktorë të tjerë përmendim: fazën e dyte të planit të veprimit kundër informalitetit të orientuar drejt kontrolleve bazuar në analizën e riskut dhe në vazhdimësine e proçeseve. Thjeshtëzimi i proçedurave të deklarimit dhe instalimi i një komunikimi permanent me operatorët e biznesit po gjeneron performancë më të lartë.

Sidoqoftë, për të patur një garanci më shumë në arritjen e pritshmërive për këta tregues jetikë për ekonominë tonë në tërësi, e ndjemë të nevojshme ndërmarrjen e hapave ligjorë për miratimin e këtij Akti Normativ, duke konsideruar faktin që çdo formë tjetër rishikimi buxhetor nuk do të prodhonte të njëjtin impakt pozitiv në kohë.

Më lejoni t’ju rendis më konkretisht synimet kryesore qe kerkon te realizoje Qeveria nepermjet  këtij Akti Normativ:

  • Përshpejtimi i projekteve të investimeve publike me impakt të qënësishëm pozitiv në rritjen ekonomike, me qëllim arritjen e nivelit të programuar të saj për vitin 2016;

 

  • Shlyerja tërësore e  detyrimeve të prapambetura të krijuara, sidomos në sektorin e transportit; Përms këtij akti shmanget cdo risk I mundshëm I krijimit të detyrimeve të reja të prapambetura, duke zbatuar një nga parimet kryesore të kësaj qeverie dhe përmbushur edhe detyirmet tona në kuadër të programit me FMN.

 

  • Reflektimi në buxhet i  të ardhurave të arkëtuara nga privatizimi i INSIG sh.a, që sjell uljen e nivelit të huamarrjes së brendshme sa 50% e të ardhurave të privatizimit tregon për përgjegjshmërinë e kësaj qeverie të materializuar në Ligjin Organik të Buxhetit ku per cdo asset te privatizuar strategjik ose jo, 50% e të ardhurave të përfituara nga privatizimi I kthehen shoqerise duke shlyer borxhin publik dhe 50% shkojnë për investime publike.

 

Gjithashtu një tjetër parim që do të ndjekë tashmë qeveria ka të bëjë me vendosjen e disa rregullave fiskalë të ligjëruar, që do të mundësojnë uljen e nivelit aktual të borxhit publik, në një trend gjithnje rënës që i jep shumë më tepër frymëmarrje financave publike dhe një shtysë të mëtejshme ritmeve të rritjes ekonomike.

Vlen për t’u theksuar gjithashtu, se përmes këtij Akti shmanget çdo risk i mundshëm i krijimit të detyrimeve të reja të prapambetura nga institucionet buxhetore. Gjë që, jo vetëm përmbush një nga objektivat kyç fiskal të kësaj Qeverie, por njëkohësisht respekton rigorozisht edhe një nga shtyllat më të rëndësishme të marrëveshjes me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore.

Në këto kushte, lidhur me investimet publike, që janë edhe synimi kryesor i këtij Akti, dëshiroj t’ju sjell në vëmendje se nëpërmjet rialokimeve të burimeve të financimit të investimeve publike në masën 3.5 miliard LEK nga projektet me financim të huaj tek ato me financim të brendshëm, synojmë mbylljen/përshpejtimin e projekteve të rëndësishme në sektorët prioritarë. Më konkretisht:

 

Në sektorin e infrastrukturës rrugore dhe portuale:

  • Janë akorduar rreth 1.1 miliard LEK për shlyerjen e të gjitha detyrimeve të prapambetura, të krijuara rishtazi, në sektorin e infrastrukturës rrugore, përmes së cilave sigurohet financimi i kontratave në vazhdim të rrugëve nacionale, dhe mbyllja e punimeve për një pjesë prej tyre.

 

  • Sigurohet përfundimi i segmentit Komuna e Parisit-Rruga e Kavajës, pjesë e projektit të Unazës së Madhe të Tiranës, me vlerë rreth 396 milion LEK;

 

  • Garantohet financimi i projekteve të emergjencës rrugore me një vlerë 390 milion LEK, që përfshjn disa akse të riskuara, të tilla si: Elbasan-Librazhd, Milot-Skurraj dhe Burrel-Qafë Buall;

 

  • Sigurohet pagesa e TVSH-së për projektin me financim të huaj “Rehabilitimi i kalatës së Portit Vlorë”, me vlerë 340 milion LEK;

 

  • Sigurohet pagesa e TVSH-së për projektin e ndërtimit të terminalit të pasagjerëve në Portin e Durrësit, me vlerë 58 milion LEK.

 

Në sektorin e furnizimit me ujë dhe kanalizime:

  • Sigurohet financimi në masën 260 milion LEK, për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura të projekteve të ndërtimit të ujësjellsave për periudhën 2012-2014, në kuadër të Fondit për Zhvillimin e Rajoneve;

 

  • Sigurohet financimi i TVSH-së për projektin e kanalizimeve të Tiranës së Madhe, me financim të huaj të Bankës Botërore.

 

Në sektorin e arsimit dhe sportit:

  • Është akomoduar përmes rialokimeve, financimi i projektit të Parkut Olimpik, në masën 202 milion LEK, në programin “Zhvillimi i Sportit”;

 

  • Është siguruar shlyerja e kontratave të prapambetura të vitit 2014, të projekteve të investimeve publike në kuadër të Fondit për Zhvillimin e Rajoneve, në masën 136 milion LEK.

 

Në sektorin e mjedisit:

  • Është siguruar financimi i projektit të ndërtimit të Inceneratorit Elbasan, në masën 225 milion LEK;

 

  • Për më tepër, është me rëndësi të theksohet që ndryshimet e propozuara, edhe pse e prekin defiçitin buxhetor me 1.3 miliard lekë si pasojë e përdorimit të gjysmës së vlerës së privatizimit të INSIG sh.a. për investime publike, nuk ndikojnë aspak në nivelin e huamarrjes dhe të borxhit publik, miratuar në fillim të vitit 2016. Përkundrazi, ky nivel ulet me 1.3 miliard LEK (sa 50% e të ardhurave nga privatizimi) , krahasuar me nivelin e miratuar në buxhetin fillestar.

 

  • Njëkohësisht, dëshiroj të theksoj se ulja e të ardhurave prek vetëm dy kategori: 2 mld të ardhurat nga pushteti vendor dhe 3 mld nga dividenti. Pra nuk ka ulje të të ardhurave nga tatimet dhe doganat, ka vetëm një korrigjim prej 5 mld tek të ardhurat nga pushteti vendor dhe dividienti. Pra nuk kemi prekur atë pjesë të të ardhurave që është përgjegjësi e qeverisë për t’I mbledhur.

 

  • Akuzohemi se ky akt normativ nuk ka rritje të fondit të të përndjekurve. Unë ju them që ju paguat vetëm dy këste për të gjallët. Ne kemi paguar pesë dhe në maj i paguajmë të gjitah këstet për të gjallët. Na akuzojnë gjithashtu se nuk kemi rritur fondin për të papunët. Në fakt nuk kanë faj se kur ishin në pushtet e ngatërruan me fondin e puënsimit dhe lanë pa paguar plot 2.3 miliardë që ishin vërtet për njerëz në nevojë duke i zëvendësuar me pagesa militantësh.