Postuar më: 20 Shtator 2016

IADSA, çelet thirrja e pestë për projektet. Bashkitë mund të aplikojnë deri më 21 nëntor

Sot së bashku me Ambasadorin Italian z. Cutillo jemi këtu për të shpallur thirrjen e pestë për projekt-propozime në kuadër të Programit Italo-Shqiptar të Konvertimit të Borxhit për zhvillim (IADSA).

Sikurse e dini, në 31 gusht Këshilli i Ministrave miratoi Vendimin për Ratifikimin e Marrëveshjes për Konvertimin e Borxhit (IADSA 2) ndërmjet qeverisë së Shqipërisë dhe Qeverisë së Italisë, që parashikon mospagimin e detyrimeve që Republika e Shqipërisë i detyrohet Qeverisë Italiane kundrejt borxhit të huazuar prej kësaj të fundit (interes + principal), deri në shumën 20 milionë euro.

Kjo i hap rrugë hapave të mëtejshëm, për pranimin e projekt-propozimeve të reja nga Bashkitë me mbështetjen financiare të IADSA për realizimin e projekteve në funksion të përmirësimit të cilësisë së jetës, shërbimeve, infrastrukturës etj., në komunitete të ndryshme në vend.

Sikurse jeni tashmë të njohur, ky program mundëson realizimin e financimit dhe zbatimit të projekteve të fokusuara në arsim, shëndet publik, përfshirje sociale dhe ekonomike të kategorive në nevojë, krijimin e vendeve të reja të punës dhe zhvillimin e qëndrueshëm të komunitetit rural në zonat e marxhinalizuara.

Nga viti 2013 e deri më tani, kemi financuar mӫ shumӫ se 42 projekte, pӫr njӫ vlerӫ totale prej mӫ shumӫ se 15 milion eurosh, duke arritur tӫ mbulojmӫ pothuajse gjithӫ territorin e Republikӫs sӫ Shqipӫrisӫ.

28 bashki kanӫ implementuar ose janӫ duke zbatuar projekte tӫ financuara nga IADSA dhe disa projekte me shtrirje kombӫtare janӫ implementuar nga Ministritӫ e Linjӫs, kryesisht nӫ sektorin e shӫndetӫsisӫ, arsimit dhe pӫrfshirjes sociale tӫ shtresave nӫ nevojӫ.

Ashtu si edhe në thirrjen e katërt, edhe në kӫtӫ thirrje, bashkarisht me Ambasadorin italian, kemi vendosur qӫ vetӫm Bashkitӫ do tӫ jenӫ Institucionet publike qӫ do mund tӫ aplikojnӫ pӫr financime me vlerӫ nga 200 deri nӫ 400 mijӫ euro. Jemi tӫ bindur se mbӫshtetja ndaj Bashkive i pӫrgjigjet nӫ mӫnyrӫ efikase nevojave mӫ parӫsore tӫ qytetarӫve, duke njohur nӫ detaj problemet dhe prioritetet.

Gjithashtu, përvec kësaj dëshiroj të ndaj me ju konsideratën time për IADSA, që përveç financimit të projekteve, është dhe një model se si mund të zhvillohen bashkëpunime në nivel dypalësh, dhe përfitoj këtu nga rasti të vlerësoj partneritetin me subjektet italiane, eksperienca e të cilëve me siguri përben një vlerë të shtuar për kontekstin tonë.  Nӫ rastin e bashkive tӫ reja, ngritja e partneriteteve me institucione simotra italiane, me siguri pӫrbӫn njӫ korsi më shumë bashkëpunimi dhe përvoje, edhe pӫr pjesӫmarjen nӫ programe tӫ tjera tӫ BE-sӫ, si mund tӫ jenӫ IPA-t kufitarӫ apo edhe tӫ tjerӫ.

Interesi për aplikimin në Programin IADSA ka qenë gjithmonӫ i lartë nӫ çdo thirje. Kjo tregon natyrisht një interes të madh për programin dhe është një sinjal pozitiv rreth efikasitetit dhe perceptimit të shpejtësisë zbatuese nga ana e institucioneve përfituesve. Ftoj sӫrisht Bashkitӫ qӫ tӫ lexojnӫ me kujdes thirrjen e publikuar nӫ web-in e IADSA-s dhe tӫ aplikojnӫ brenda datӫs 21 nӫntor.

I bindur se nga ana e Ministrisë së Financave, së bashku me Ambasadën italiane, do të vazhdojë mbështetja për projektet që i përgjigjen nevojave të vendit, nuk më mbetet veçse t’i uroj Bashkive tӫ vendit punë të mbarë nӫ pӫrgatitjen e projekt propozimeve.

Faleminderit!