Postuar më: 12 Korrik 2016

Dialog me sipërmarrjen për kuponin tatimor. Investim për një te nesërme më të mirë.

Përshëndetje,

Është një takim pune por ne vendosëm së bashku me stafin në Ministrinë e Financave dhe në tatime, që ta shfrytëzojmë edhe si një komunikim me publikun, për cka kemi bërë në fazën e dytë antiinfomalitet dhe patjetër, një komunikim po me publikun për arritjet në mbledhjen e të ardhurave për gjashtëmujorin e parë dhe për të njoftuar të gjithë tatimpaguesit që për shkak edhe të natyrës së sezonit, për shkak edhe të të dhënave, për shkak edhe të domosdoshmërisë, në datën 1 gusht DPT e ndihmuar dhe nga njësi të tjera të drejtuara nga DPT, do të rinisë një fushatë ndërgjegjësimi, një aksion anti-informalitet e fokusuar tek kuponi tatimor.

Dëshiroj t’ju njoh me disa rezultate, qoftë punonjësit e tatimeve, qoftë drejtuesit e tatimeve në rrethe, qoftë tatimpaguesit, qoftë edhe publikun shqiptar në mënyrë që të ndajme dhe të jemi transparent, për s aka funksionuar faza e dytë e fushatës anti-informalitet, e cila ka një qasje të re që me kënaqësi e ndaj me ju, ka funksionuar sic do ta shihni edhe nga shifrat.

Rritja e të ardhurave në gjashtëmujorin 2016 krahasuar me 2015 është 5.8% ose 10.6 miliardë lekë më shumë dhe ka një mesatare të rritjes 7.4% gjatë tre viteve të fundit 2014-2016, ndërsa rritja mesatare e gjashtëmujorit në vitet 2011-2013 ishte 0.7%, pram und ta kuptoni që në këtë moment diferencën shumë të madhe në performancën e administratës.

Për të ardhurat nga tatimet, doganat dhe sigurimet, rritja është jazhtëzakinsht shumë sinjifikative dhe është një nga instrumentet që ka konsoliduar edhe axhustimin fiskal por edhe performancën e gjashtëmujorit, në pozicionin e tatimeve.

Rritja shkon në 8.2%, kemi mbledhur gati 120 milionë dollarë më shumë se viti i kaluar dhe sigurisht që jemi pozitivisht, larg mesatares së vitit 2011-2013.

Sic e theksova, kemi një qasje të re, tashmë të provuar në terren të fazës së dytë anti-informalitet, kemi përdorur jashtëzakonisht intensivisht platformën informatike të komunikimit, pra, tatimet kanë komunikuar me sipërmarrjen nëpërmjet platformën informatike për qindar fenomene të ndryshme risku, duke informuar sipërmarrjen për problematikat, duke informuar sipërmarrjen për domosdoshmërinë për të korrektuar përgjegjësinë tatimore apo komunikime të ndryshme në kuadrin e edukimit të tatimpaguesit.

Faza e dytë ndryshon nga faza e parë thelbësisht në qasje, kryesisht në intenisifikimin e komunikimit me tatimpaguesin dhe ndihmën që tatimet kanë tentuar, po vazhdojnë dhe do vazhdojnë ta bëjnë, ta intensifikojnë në favor të rritjes së vetëdeklarimit dhe në favor të rritjes sigurisht të përgjegjësisë tatimore të tatimpaguesve.

Tani jemi të mirëinformuar, qoftë si qytetarë, qoftë media, por edhe drejtuesit e tatimeve që Ministria e Financave ka në proces marrje mendimi nga ministritë një paketë jashtëzakonisht shumë të detajuar të thjehstësimit të procedurave e bërë në një fushatë komunikimi me sipërmarrjen. Unë e kam ndarë me publikun, gjej rastin ta ndaj edhe me drejtuesit e tatimeve, edhe me qytetarët, që ne kemi marrë më shumë se 400 sugjerime, propozime për thjeshtimin e procedurave, shumica e të cilave janë materializuar në ndryshimet e detajuara që kemi avancuar për procedurat.

Besojmë që javen e ardhshme ligji I procedurave do të kalojë në qeveri dhe do t’I përcillet parlamentit. Do të ishte shumë mirë të kalonte bredna këtij muaji në Parlament, por besoj që do të ngelet për seancat e para të shtatorit dhe ne këtë mënyrë, do të jetë dhe afër me buxhetin e vitit 2017, që në bazë të ndryshimeve në Ligjin e ri Organik të Buxhetit, Ministria e Financave duhet që në tetor të ketë dorëzuar në qeveri dhe kaluar në parlament buxhetin e vitit 2017.

Shifrat janë interesante, bizneset e reja të regjistruara në janar-qershor 2015 janë 8868 kurse janar-qershor 2016 janë gati 3000 më shumë. Sic e shihni për bizneset e regjistruara neto, janar-qershor, shifra është në rritje, përkon qofte me indeksin e sipërmarrjes që ka qenë më shifra tejet pozitive, publikuar para rreth 20 ditësh nga INSTAT, por edhe me të gjitha indikacionet për rritjen ekonomike qoftë të tremujorit të parë, qoftë në vazhdimësi të tremujorit të dytë.

Dua t’ju sjell një statistikë shumë domethënëse jo nga ana numerike, por nga ana e filozofisë së fazës së dytë të antiinformalitetit. Subjekte deklaruese brenda afatit, pra është rritur mesatarja e deklaruesve ndaj totalit në 85%. Po t’I kthehemi në një moment filozofisë së fazës së dytë, ajo është fokusuar në komunikim me tatimpaguesit dhe në edukim të tatimpaguesit dhe në domosdoshmërinë e ndërgjegjësimit të zbatimit të ligjit. Të gjithë këta instrumenta jo represivë kanë funksionuar dhe kjo është një statistikë domethënëse që ky instrument në këndvështrimin tim por edhe në këndvështrimin e DPT është shumë më produktiv dhe efektiv sesa ato instrumentet represivë që si mjet I fundit, sigurisht që janë të domosdoshëm, por ne jemi duke ndjekur korsinë e edukimit të tatimpaguesve.

Gjej rastin t’ju bëj present që në fushatën tonë ndërgjegjësuese, qoftë për kuponin, qoftë në tërësi për informalitetin, kemi realizuar edhe spotin informues, edukues, sensibilizues qoftë për tatimpaguesin, qoftë për qytetarët, për domosdoshmërinë e marrjes së kuponit dhe në fakt spoti ka shumë domethënëie në këtë kontekst. Ka një fazë të re ndërgjegjësimi të tatimpaguesve dhe patjetër ka një efektivitet shumë më të madh të qasjes së re.

Në të njëjtën kohë po të shihni dhe numrin e kuponave sipas bizneseve, statistikat janë goxha më të mira se gjashtëmujori I 2015, por janë gjithahstu në rritje krahasuar me gjashtëmujorin e dytë 2015, kur institucionet patën rezultatin e tyre, por qasja e re dhe ndërgjegjësimi I qytetarëve dhe tatimpaguesve tregon rritje të numrit të kuponave.

Në të njëtëjn kohë dua të ndaj me ju që pasi kemi pastruar statistikat nga gabimet që bëjnë rëndom tatimpaguesit duke shtypur kuponin me zero apo me shifra jo reale, 1 milion, 2 milion apo edhe 10 milione lekë ndonjëherë padashur, vlera mesatare për kupon për dy periudhat që kemi marrë në krahasim, është në rritje, pra janar- qershor 2016 është në rritje krahasuar me janar-qershor 2015 por edhe me korrik-dhjetor 2015 kur ne ishim në kulmin e fushatës tonë në terren.

Patjetër që ka filluar të funksionojë, por jemi akoma larg asaj që duhet të jemi dhe besoj në terren, edhe sipërmarrjet e mëdha akoma kanë atë vështirësinë për të lëshuar faturat për biznesin e vogël. Po kështu vihet re rritja edhe në vlerën mesatare të kuponave sipas bizneseve dhe sipa sektorve. E ndajmë statistikën me përgjegjshmëri sepse fushata sigurisht që vazhdon.

Duke filluar nga 1 gushti do të ketë një verifikim në terren të situatës së kuponave. Pra, ndërkohë që kemi shpallur një fushatë shumë intensive tw thjeshtwsimit tw procedurave, ndwrkohw qw vazhdojmw ndwrgjegjwsimin me fushatwn komunikuese dhe dialogimin nw terren mes tatimeve dhe subjekteve dhe tatimpaguesve.

Gjej rastin të ndaj me drejtuesit e tatimeve të njëtën gjë që kam ndarë edhe gati gjashtë muaj më parë, armiku jonë, armiku i buxhetit, armiku I financave dhe tatimeve, më i madhi, është mungesa e profesionalizmit dhe vulgariteti nga ana jonë dhe mungesa e modestise nga ana jonë.

Kemi ndryshuar, përmirësuar rrënjëissht sjelljen me tatimpaguesit, shifrat na vijnë në rritje. Nëse do të kemi një proces të vazhdueshëm përmirësimi në përballje, në dialog me tatimaguesit, të jeni të bindur që do të shpërblehet me një pranueshmëri shumë më të madhe të asaj që Ministria e Finanacve dhe Tatimet bëjnë në terren dhe patjetër do të reflektohet në shifra gjithnjë e në rritje të të ardhurave në buxhet.

Dua t’ju tërheq vëmendjen për numrin e kasave mos-transmetuese. Është një shifër në përmirësim, por jo më kot e kam sjellë këtu për të ndarë me drejtuesit e tatimeve, por edhe me qytetarët që numri I kasave mos-transmetuese është akoma shumë I madh që do të thotë që ne do të duhet të bëjmë një punë jashtëzakonisht shumë të madhe në terren, për të verifikuar arsyet pse këto kasa nuk transmetojnë dhe nëse është një stituatë evazioni apo është një thyerje teknike e një lloji tjetër. Unë jam I bindur që është më shumë e para sesa e dyta, që do të thotë që ne në terren kemi domosdoshmëri për të intensifikuar punën tonë duke mos harruar të jemi modestë, profesionalë dhe ndihmues ndaj sipërmarrjes.

Nuk është objektivi jonë të vendosim gjoba, objektivi ynë është të ndihmojmë tatimpaguesit të zbatojnë detyrimin ligjor. Gjoba është e fundit, ju e shikoni që na ka funksionuar qasja e re dhe të jeni të bindur që do të na funksionojë akoma më shumë nëse ditë pas ditë, në punë, në terren apo në zyrë, ne jemi më profesionalë.

Unë dëshiroj ta theksoj me ju që fushata e komunikimit është shumë shumë e rëndësishme, është më e rëndësishme se cka tingëllon dhe jo më kot ndava me ju atë spot, për të treguar që mos-marrja e kuponit është realisht kompromentim I të ardhmes dhe marrja e atij kuponi është garanci që e nesërmja, patjetër do të jetë më mirë dhe marrja e atij kuponi garanton barazinë ndaj ligjit dhe garanton patjetër luftë ndaj varfërisë dhe pabarazisë. Kuponi nuk është një bezdi, as pë rata që shtypin kasën fiskale, as për ata që presin qoftë dhe një sekond për ta marrë.

Do të duhet të presim, do të duhet të jemi këmbëngulës, unë e njoh situatën në terren, ku tatimpaguesit refuzojnë që të japin kupon, japing kupon me shifrën e përgjysmuar nëse doni, apo shumë të ulët sesa shitja reale, këto janë fenomene të cilat ne I luftojmë dhe është një luftë e vazhdueshme. Kjo luftë i do të gjitha format për ta ulur dhe zhdukur fenomenin, por forma e parë është këbëngulja jonë, edukimi i tatimpaguesve, qartësia e procedurave dhe sigurisht, dialogu i vazhdueshëm që do të duhet të kemi në terren me tatimpaguesit. Me qëllim, nuk e quaj fushatë, por e quaj dialog me sipërmarrjen për kuponin tatimor.

Sërish gjej rastin t’I lajmëroj tatimpaguesit që duke filluar nga data 1 gusht tatimet do të jenë në terren, për të dialoguar, për të verifikuar në dhe me sipërmarrjen, zbatimin e ligjin në lidhje me lëshimin e kuponit tatimor. Fatura dhe kuponi tatimor janë institucione, në bazë të të cilave ndërtohet buxheti I shtetit dhe beteja jonë është jot ë gjobisim, beteja jonë është t’I bëjmë këto institucione të normës së përditshme në jetën e sipërmarrjes dhe qytetarit.

Objektivi, sikurse e thashë, do të jenë edukimi dhe ndërgjegjësimi përsa i përket kuponit. I kërkoj tatimpaguesve që nuk I kanë blerë akoma kasat, që I kanë kasat me defekte teknike, që I kanë kasat e heshtura, të rishohin pozicionet e tyre dhe përgjegjësitë e tyre tatimore në mënyrë që historia dhe marrëdhënia të jetë e drëjtpërdrejtë, të jetë e qetë në favor të buxhetit dhe të sipërmarrjes dhe sigurisht në favor të klimës së biznesit.

Objekt në terren do të jenë qetësisht zonat turistike në favor të qytetarëve, ne nuk kemi nevojë të bëjmë shoë në zonat turstike, ju e keni një eksperiencë shumë të mirë nga viti I kaluar, ta përmirësojmë atë eksperiencë të vitit të kaluar, pra do të kemi një fokus tek zonat turistike por jo vetëm, në mënyrë që fatura tatimore dhe kuponi tatimor të jenë një realitet I përditshëm dhe I kudondodhur në të gjithë Shqipërinë.

Faleminderit,