Fjala e Ministrit në Kuvend, në Konferencën e Kryetarëve
Faleminderit z.Kryetar i Kuvendit.
Faleminderit edhe anëtarëve të Konferencës së Kryetarëve, zëvendës Kryeministre.
Buxheti 2018 është buxheti i vazhdimit të rritjes ekonomike dhe investimeve publike, rritjes së të ardhurave, mbështetjes së reformave, uljes së borxhit publik dhe vazhdimit të konsolidimit fiskal.
Kjo do të arrihet nëpërmjet 2 shtyllave kryesore që kanë udhëhequr këtë Qeveri dhe në mandatin e parë dhe do të vazhdojmë ta udhëheqim sërisht me reformat ekonomike. Rritje Ekonomike të lartë dhe që krijon mirëqënie dhe ulje e rëndësishme të Borxhit Publik, jo pa qëllim këto dy themele janë të përputhura dhe në preventime dhe reflektohen drejtpërsëdrejti në politikat mbështetëse të reformave dhe uljen drastike tashmë të borxhit publik.
Në vitin e parë të mandatit tonë të dytë, shënojmë një rritje rreth 4 herë më shumë se ajo që gjetëm në 2013, duke shkuar gradualisht tek synimi ynë i shprehur në programin ekonomik për rritje mesatare 4.5% në vit dhe mbi 5.5%-6% në fund të katërvjecarit.
Është një buxhet që konsolidon parametrat kryesorë të stabilitetit makroekonomik, me borxhin publik që ulet me 2.5% në nivelin 68.6% e PBB. Defiçiti buxhetor për vitin 2018 planifikohet të jetë në nivelin 2.0% të PBB. Për të tretin vit rradhazi balanca primare parashikohet të jetë pozitive në nivelin 0.6% duke synuar mbajtjen e borxhit në trajektoren rënëse për të tretin vit radhazi.
Investimet publike në nivele optimale mbi 5% e PBB (86.1 mld lekë), që është niveli më i lartë i investimeve publike gjatë viteve të fundit i kombinuar me uljen drastike të borxhit. Brenda investimeve publike, vetëm mbështetja për infrastrukturën, do të rritent me rreth 42% ndaj 2017, në reflektim të fokusimit tek projektet e mëdha të investimeve të listuara brenda objektivave të qeverisë për 2018. Kombinimi I rritjes së investimeve me uljen e borxhit për rekord nuk ka ndodhur në 15 vitet e fundit.
Ka patjetër më shumë fokusim në projekte prioritare sidomos në fushën e transportit. Deri më sot përpjekjet kanë shkuar në vënien nën kontroll të portofolit të transportit, për shkak se për dijeninë tuaj kemi trashëguar para vitit 2013-të, por edhe gjatë dy viteve të para të mandatit të parë, projekte të fragmentuara, të cilat u bënë shembull i keqmenaxhimit të financave publike. Mungesë totale të eficcencësë të investimeve publike, ku kemi disa raste dhe unë po sjell dy: hapja e Unazës së Madhe të Tiranës, që kushton mbi 120 milionë euro. 1 lob që kushton 20 milionë euro, është hapur me 1 mijë dollarë. Imagjinoni ccafrë eficcence, apo keni rrugët që janë hapur me 100 mijë dollarë apo 120 milionë dollarë që kanë qenë arseja e parë, kryesorja e krijimit të detyrimeve të prapamebetura dhe e fragmentimit të projekteve publike. Kur morëm detyrën në 2013 kishte mbi 1870 projekte. Projekte të shpërndara në të gjithë sektorët pa logjikë prioritare dhe të fragmentuar në aspektin financiar, që nuk prodhonin asnjë kthim investimi në ekonomi.
Sicc e thashë, fokus do të jetë përfundimi i investimeve në vazhdim, prioritetet do të jenë akset me rëndësi për konektivitetin dhe janë të bazuara në një listë prioritare të gjykuar të diskutuar shumë mirë brenda kabinetit dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.
Në aspektin e të ardhurave, viti 2018 ne projeksionet tona do të shënojë të ardhurat në nivelet më të larta historike, 28.1% e PBB. Konsolidimi i këtij niveli të ardhurash bazohet tek përmirësimi administrativ dhe lufta kundër informalitetit. Shtimi i të ardhurave nuk bazohet në rritje taksash pasi ashtu si dhe në dy vitet e fundit 2016, 2017 jo vetëm që nuk jemi bazuar në rritjen e taksave por përkundrazi, në shumë sektorë i kemi ulur dhe ja vlen të përmendet taksa zero e biznesit të vogël që do të vazhdojë të jetë zero për biznesin e vogël. Politikat fiskale do të vijojnë të bazohen në taksim të ndershëm, nxitjen e investimeve në sektorë strategjikë si turizmi, apo edhe në sektorë me performancë në rritje si Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit, bujqësia, peshkimi etj.
Sa i takon mbështetjes për pushtetin lokal, viti 2018 ishte viti ikur fillon implementimi i Ligjit të ri për Financat Vendore. Buxheti 2018 mundëson:
Sektorët kryesorë që do të mbështeten nga buxheti i 2018 janë:
Infrastruktura:
Për vitin 2018 është parashikuar hapja e projekteve të reja :
Ndërkohë, sicc thashë me buxhetin e 2018 është parashikuar të mbulohen totalisht me financim dhe të përfundojnë:
Fola në përgjithësi për listën, por kemi edhe projekte të tjera.
Me buxhetin e vitit 2018 nga financimi i huaj financohen:
Ccdokush nga ju mund të pyesi se si këto projekte vazhdojmë akoma dhe nuk kanë mbaruar? Nuk kanë mbaruar për arsye të projekteve të pamenduara. Qukës - Qafë- Plloçë për dijeninë tuaj ka problem të projektit, ku shkon ccështja deri në mospërputhje të rrugës në momentet kur lobet bashkohen, apo diferencë lartësie. Pra, deri tek ccështje nga më qesharake sicc ju përmenda dhe ndërkohë rruga po derl me një kosto goxha më të madhe, dhe do të kërkojë të paktën deri tani, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjinë bashkë më Ministrinë e Financave po bëjnë skanimin, të paktën deri tani do të kërkojë mbi 30 milionë dollarë të tjera. Po kaq do të kërkojë edhe rruga Tiranë-Elbasan, të shituar si projekte të lira dikur.
Ndërkohë, ky buxhet financon reformat kryesore, si Reformën në Drejtësi dhe në detaje nëse do të jeni të interesuar I keni edhe në silde që shikoni përball. Kemi financuar të gjitha hapat dhe procceset e Reformës në Drejtësi, që nga krijimi i institucioneve të reja dhe deri tek investimet teknologjike me sistemin gjyqësor që do të ndhimojënë transparencë, në shpejtësi të shërbimit. Reforma e Pensioneve, reformë serioze dhe ka shpëtuar sistemin e pensioneve nga falimentimi. Është rrugë e gjatë për të bërë me këtë reformë, por kthesa është marrë.
Reforma në Administratën Publike, Reforma e Kompesimit të Pronarëve 40 milionë dollarë. 4 miliardë lekë ccdo vit kemi vendosur në trajektore ngjitëse për të shkuar 5 miliardë lekë në vitet që vijnë, për të shlyer, kompesuar pronarët. Pra, një diferencë në politikë dhe si reformë shumë e madhe me kuadrin e ’13. Reforma e ujit, pas asaj të energjisë Kryeministri e deklaroi që do të jetë një reform e thellë. Ajo do të filloj mënjëherë në janar, do të përgatitemi në dy muajt që vijën dhe në finale ka si qëllim përmirësimin me ujë të pijshëm të qytetarëve.
Reforma Administrative-territoriale, reforma në menaxhimin e financave publike dhe fiskalizimi vitin tjetër do të ketë një projekt teknologjizimi I transaksionit biznes-konsumator, në mënyrë që transaksionet midis konsumatorëve dhe biznesit të vogël, apo të ccfarëdo lloji të jenë online dhe në kohë reale të lidhura me Drejtorinë e Përgjithëshme të Tatimeve.
Nuk duhen harruar reformat e akomoduara brenda këtij buxheti:
Arsimi
Shëndetësia
Drejtësia
Pra, këto ishin le të themi kryesoret në pjesën e shpenzimeve.
Përsa i përket Paketa fiskale u theksua dhe nga Kryetari i Kuvendit buxheti shoqëroret me nje paketë fiskale, e cila është mirëmenduar për të promovuar kryesisht sektorin e turizmit, pra të investimeve në turizëm. Gjithësesi, unë për informacionin tuja po i marrë një nga një.
Akciza e cigareve do të rritet. Ne do të vazhdojmë luftën kundër duhanit në favor të shëndetit të qytetarëve. Për dijeninë tuaj, ka dy vjet që është ngrirë riskedulimi në rritje i akcizës në 5850 lekë/1000 cigare për vitin 2018 (+350 lekë/1000 cigare apo +7 lekë për paketë) – përafruar me rajonin dhe me direktivën e BE
Pragu i TVSH do të fusi në skemën e TVSH 11 mijë tatimpagues të rinj, 61 mijë do të jenë të përjashtuar, ata që janë realisht të vegjël, këtu mund të përmend në zhargon: tezgat, zejtarët, apo bizneset realisht të vogla. Nga këto subjekte, rreth 50% tregti; 35% shërbime; 15% prodhues, ndërtim, transport. Shkon në linje me anti-informalitetin për të rritur mundësinë e monitorimit të zinxhirit të vlerës tani që kemi një sistem IT modern që mundëson rritjen e eficiencës në administrim pa rritur koston. Nuk do të sjelli rritje ccmimesh dhe nuk do të sjelli kosto.
Sistem i thjeshtuar deklarimi për fashën 2-5 mln lekë
Kemi incentiva brenda paketës për turizmin sicc ju referova; afrimi i “brand names”.
Përjashtimi nga taksimi i ndërtesave për hotelet me 5 yje. Të gjitha për një periudhë 10 vjeccare, kjo e bën paketën tonë ofruese për investitorët në fushën e turizmit nga më të mirat në rajon. Sigurisht, që nuk është një kusht deturues kjo paketë, për të sjellë investitorë të huaj, ka elementë të tjerë që ndihmojë investimet e huja, apo investimet në tërësi në këtë sektorë.
Ndërkohë sa I përket taksimit të ndërtesave po kalojmë në llogaritje të bazës së taksës nga një taksim fiks tek vlera e tregut. Diferecimi do të bëhet për banesat përpara vitit ’93 edhe si një instrument mbrojtjeje sociale. Do të krijohet Kadastrës Fiskale një procces dhe instrument që nuk bëhet brenda një dite.
Kalimi i llogaritjes së bazës së taksës mbi ndërtesat tek vlera e tregut. Diferencimi ndërmjet:
Krijimi i Kadastrës Fiskale ështënjë tjetër element. Ridimensionimin i përgjegjësive të njësive të qeverisjes vendore për administrimin dhe mbledhjen e taksës
Nxitje për prodhuesit e software: 5% tatim fitimi për subjektet që prodhojnë softëaren dhe perjashtimi nga TVSH i 93 kategorive të pajsijeve të ndryshme të IT
Nuk dua të lë pa përmendur edhe ehtësira për sektorin e peshkimit: Përjashtimi nga TVSH i 52 kategorive të pajisjeve dhe mjeteve të peshkimit. Një permtim i bërë përpara gati një iti. Përjashtim nga TVSH-ja i 52 kategorive të pajisjeve të peshkimit.
Këtu unë po ndaloj në prezantimin tim të përgjithshëm dhe jam në dispozicion për pyetje, apo opinioneve dhe qëndrime.
Faleminderit!
© Ministria e Financave dhe Ekonomisë 2018