Postuar më: 16 Nëntor 2016

Buxheti 2017, investimet publike rreth 5% e PBB. 20 miliardë lekë për reformat!

Besoj se të gjitha ditët që ne kemi diskutuar sigurisht kemi referuar karakteristikat e Buxhetit 2017 dhe meqë sot po u referohemi shpenzimeve, përfitoj nga rasti që të ritheksoj që ky buxhet është buxheti i financimit të reformave të mëdha të vendit.

Është momenti që të nënvizojmë patjetër që, pothuajse të gjitha ato që gjejnë financim në buxhetin e vitit 2017, janë reforma të cilat nuk janë prekur për vite dhe sigurisht që janë shkaku kryesor pse Shqipëria renditet  një nga vendet me zhvillimin ekonomik më të lartë në Rajon dhe në vitin 2017, parashikohet ekonomia me rritjen më të lartë ndwr vendet tona fqinje. Në të njëjtën kohë brenda këtij kuadri, vazhdon një konsolidim i konsiderueshëm fiskal, i cili është i përputhur edhe me objektivat që kemi pasur brenda marrëveshjes me FMN.

Pikë së pari ky është buxheti i financimit të reformave.

Së dyti, që është shumë e rëndësishme, ka një avancim serioz në rritjen e pagave dhe pensioneve. Pra ka një efekt 12-mujor të rritjes së pagave dhe pensioneve në shumën 100 mln USD. Eshtë realisht hera e parë në një buxhet që një shumë e tillë vihet në dispozicion të rritjes së pagave dhe pensioneve brenda një viti buxhetor.

Ajo qw wshtw gjithashtu e rëndësishme, është që Qeveria në shpenzimet e veta totale, mban një nivel prej 29.3 % të PBB dhe në një vit elektoral ka zbritje në totalin e vet të shpenzimeve në raport me PBB. Viti 2016 në pritshmërinë e vet shkon në 30% të PBB. Pra siç e shikoni, në një vit elektoral, qeveria jo vetëm nuk ka deformuar shpenzimet publike, por përkundrazi, vjen me axhustim të mëtejshëm fiskal, vjen me ulje të konsiderueshme të borxhit rreth 3% të PBB dhe nëpërmjet Ligjit Organik të Buxhetit, që prek për herë të parë një vit të plotë buxhetor, disiplinon shpenzimet në një vit zgjedhjesh parlamentare.

Në bazë të Ligjit Organik të Buxhetit është planifikuar që në asnjë rast të mos shpenzohet nga deficiti vjetor i lejuar, më shumë se 55% në gjysmën e parë të vitit. Pra është një aspekt disiplinimi, apo vetëdisiplinimi nga ana e  qeverisë për të mos përsëritur fenomenin e ndodhur rëndom në shumë vite, dhe shembulli më ekstrem është viti elektoral 2013, ku në përfundim të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013 ishte konsumuar i gjithë deficiti vjetor. Tashmw kjo gjë, me ligj, është e ndaluar dhe nuk ndodh më.

Në njëjtën kohë kemi një financim të konsiderueshëm të reformave të tjera sic është decentralizimi. Kemi një rritje të grantit me 2.5 mld, e cila trashëgon atë domosdoshmëri të financimit të të gjithë funksioneve që qeveria ka kaluar. Asnjëherë nuk është mjaftueshëm, më duhet ta theksoj për shkak të nivelit të pushtetit vendor, por realisht është nga ato pak herë që qeveria transferon funksionet dhe bashkë me funksionet, transferon dhe financat. Pra i furnizon funksionet e reja me financimin pwrkatws pwr pushtetin vendor.

Po kwshtu, për herë të parë, për shkak të Ligjit Organik të Buxhetit dhe disiplinimit qeveritar, brenda shpenzimeve, ka një kontigjencë prej 4 mld ose, duke iu referuar Ligjit Organik të Buxhetit, 0.7% e totalit të shpenzimeve, e cila vendoset si garanci, kontigjencë, për çdo risk që mund të ketë buxheti I shtetit në lidhje me lëvizjet që mund të ndodhin në tregun lokal, rajonal dhe global të interesave, të cilat afektojnë drejtpërsëdrejti koston e shërbimit të borxhit.

Unë e kam theksuar se lëvizja e interesave mund të ishte në çdo rast një nga risqet, ky është një risk i furnizuar me rezervw, me një kontigjencë prej 4 mld lekësh, e cila ndryshe nga sa ndodhte mw parw, nuk do të preket asnëj cent, por do të shkojë e gjitha në favor të garantimit të këtij risku.

Kemi fillimin e financimit të Reformës në Drejtësi. Reforma në Drejtësi, nuk ka nevojë ta theksoj rëndësinë e saj dhe rëndësinë e financimit të saj, reflektohet nw krijimin e institucioneve të reja dhe menjëherë pas kalimit të ligjit të Vettingut, edhe në financimin e pagave dhe mbështetjes të sistemit, siç e theksova, siç është rënë dakord në bazë të ligjeve të paketës të Reformës në Drejtësi, pagat dhe përfitimet e gjyqtarëve dhe prokurorëve apo të sistemit të drejtësisw po I referohem në tërësi, rriten me 100%. Është grupi që përfiton një rritje të madhe, në frymën dhe nw respektim të detajeve të paketës ligjore.

Në të njëjtën kohë dua të theksoj që zëri i investimeve, pra i shpenzimeve kapitale, megjithë axhustimin serioz që ne vazhdojmë të bëjmë në vitin 2017, shkon afërsisht në 5% të PBB. Këtu dua të bëj një parantezë përpara se të tregoj se çfarë financojmë në parim. Asnjë buxhet në pritshmëri nuk do të ishte mjaft; Çdo buxhet, kur shikohet në aspektin sektorial, asnjëherë nuk është mjaft në krahasim me nevojat dhe pritshmëritë. Megjithatë, ky buxhet, në aspektin e llogarisë kapitale, furnzion me investime me financim të brendshëm dhe me financim të huaj, sektorë jetikë prioritarë të ekonomisë.

Transporti merr një pjesë të konsiderueshme, “pjesën e luanit” do ta quaja, të llogarisë kapitale. Pra nga 75 mld ku këtu përfshi fondin e FZHR dhe mbështetjen për energjinë, 27 mld shkojnë për Transportin dhe infrastrukturën dhe fokusohen në projekte jetike për vendin, siç është: autostrada Tiranë-Elbasan, mbyllja e akseve e bypass të Fierit, vazhdimi me intensitet i bypass të Vlorës, intensifikimi I projektit të furnizimit me ujë të zonës së Durrësit, që është një projekt në zhvilim e sipër me BB. Është ndërtimi I unazës së Tiranës, mbyllja e pjesës së jugut , që nga ana e konektivitetit do të bashkojë autostradën Tiranë-Durrës me atë Tiranë-Elbasan. Pra rreth 92%, e fondeve të Transportit shkojnë për mbarimin e projekteve që kanë filluar 2 apo 3 vite më parë. Këtu nuk dua të lë pa përmendur, që për herë të parë në një buxhet, kemi një kusht ligjor që nuk mund të alokojmë një projekt të ri, me një kosto tw caktuar pa alokuar në vitin korrent të paktën 20% të shumës totale.

Do jua rikujtoj atw traditën, ju solla një numër projektesh, të cilat me një kosto totale prej 20 apo 25 mln USD, janë hapur për tenderim të plotë me alokim minimal, qesharak, 1 mijë USD, që nuk ka mendje të shëndoshë financiare apo me kujdes për financat publike, që të implantojë këtë lloj bombe fiskale në fabrikën dhe në strukturën e shpenzimeve të buxhetit, duke krijuar atë që ne i referohemi detyrime të prapambetura, por nuk është është gjë tjetër veçse falimentimi i një shteti.

Nëpërmjet Ligjit Organik të Buxhetit dhe reflektimit të drepërdrejtë në buxhetin e 2017, e kemi frenuar këtë fenomen dhe më duhet të them qw kjo ka sjellë një konsolidim të numrit të projekteve. Nuk ka më në projektbuxhetin e vitit 2017, nuk ka më 1380 projekte, por janë rreth 530 projekte. Pra më shumë se dy herë më pak dhe sigurisht, që është risi pozitive në disiplinimin dhe në mirëmenaxhimin e investimeve publike.

Kemi filluar Reformën e Ujit dhe janë 1 mld lekë të vendosura në buxhetin 2017, në funksion të kësaj reforme. Besoj se është një histori e gjatë problematike me mirëmenaxhim apo keqmenaxhimin e ujit, sidomos në nivel vendor, në atë iniciativë që ka marrë qeveria, e drejtuar nga Ministria e Transportit, ka vendosur një raport të drejtë midis performancës dhe mbështetjes financiare, jo thjesht subvencionit, dhe ky 1 mld është i bazuar në tregues performance.

Shëndetësia, shkon në 2.9% të PBB. Shëndetësia është furnizuar me investime në favor të reformave që kanë ndodhur në atë sektor, sigurisht që Shëndetësia është një sektor që asnjëherë nuk do të ngopet me reforma dhe me financim, por diferenca është e dukshme drejt shërbimit shëndetësor falas. Këtu nuk dua të lë pa përmendur se reformat dhe metodologjia e re e përdorur nga Ministria e Shëndetësisw, ka bërë të mundur uljen e çmimit të ilaçeve me 30%. Dua të ndaj me ju dhe me qytetarët, që në vit ka 70 mln USD, të cilat dikur shkonin për ilaçet, sot ngelen në duart e njerëzve në nevojë.

Përtej kësaj, logjistika dhe infrastruktura spitalore ka një përmirësim të ndjeshëm për shkak të investimeve në vitet e fundit. Dua t’ju kujtoj që nëpërmjet koncesioneve shumë të suksesshme të bëra në Ministrinë e Shëndetësisë, si shembulli i dializës, bëhet i mundur shërbimi në disa pika të Shqipërisë për ata njerëz që kanë nevojë për dializë dhe është e njëjta shumë që shpenzohej nga buxheti i shtetit dhe nuk jepte shërbim përpara 2013. Diferenca është shumë e madhe. Është e njëjta shumë që jep shërbim për të gjithë ata që kanë nevojë për dializë dhe nuk është më ajo historia  ekalvarit që duhet të ndiqnin për të ardhur nga qytetet në Tiranë, por lokacionet e ndryshme të shërbimit kanë mundur që sgërbimi të afrohet tek I sëmuri.

Është mjeku i familjes, falas. Është jo risi, por një shërbim i munguar që më në fund I afrohet njerëzve në nevojë. Mos harroni që ilacet sot janë pa TVSH, ne nuk e taksojmë sëmundjen.

Një risi e buxhetit 2017, që ka të bëjë më një hap më tej të shërbimit falas, është zgjerimi i listës së medikamenteve të rimbursueshme. Ka 600 mijë shqiptarë të pasiguruar që deri më sot nuk përfitojnë dot nga rimbursimi i listës së medikamenteve të rimbursueshme. Nëpërmjet kësaj reforme të Ministrisë së Shëndetësisë, tashmë të gjithë shqiptarët përfitojnë rimbursim.

Bujqësia, kemi transferuar funksione të bujqësisë tek pushteti vendor, kemi transferuar përgjegjësinë për kanalet dytësore dhe tretësore. Në 2016 kemi investuar një masë të madhe monetare për blerjen e flotës së eskavatorëve, është një kombinim shumë i mirë me projektin e BB për ujitjen dhe efektet janë dhënë drejtpërsëdrejti në bujqësi, ku rritja e prodhimit dhe eksportit ka efektet e veta të dejtpërdrejta në suksesin e sektorit.

Më në fund në këto 3 vite, skema e rimbursimit të TVSH është skemë që ka funksionuar me sukses dhe këtu dua të sjell një krahasim midis dy periudhave, para dhe pas vitit 2013. Deri në 2013 TVSH ishte 6% dhe nuk u rimbursua asnjë cent për fermerin. Sot TVSH është 20% dhe është rimbursuar cent më cent. Kur flitet për mbështetje për bujqësinë, ka tre shtylla kryesore: së pari, fondet publike me mbështetjen e drejpërdrejtë nga buxheti. Së dyti, është kreditimi që mund të jetë me instrumente mbështetës dhe e treta, skema fiskale, e lehtësimit fiskal e cila sot funksionon në mënyrë të drejtëdrejtë mbështetëse për shumë fermerë dhe sipërmarrës në fushën e bujqësisë.

Sa I takon shtyllës së parë janë gati 1.8 miliardë lekë mbështetje e drejtpërdrejtë dhe subvencione për fermerin. Më thoni ju si mundet të dalë një Kryetar opozite përpara fermerëve dhe t’u thotë të mos pajisen me NIPT-e , në cilin vend të botës keni parë një politikan të dalë në terren dhe të thotë “mos u formalizoni”?

Ne e kemi rritur mbështetjen nga 847 milionë lekë që jepeshin para 2013, në 1.8 miliardë, pra më shumë se dy herë. Përtej kësaj, paketa fiskale, 20% TVSH e rimbursuar, është mëbshtetje e drejtpërdrejtë, se kam dëgjuar disa politikanë të opozitës që thonë e ngarkuar me20% TVSH bujqësinë, e kuptoni? Nuk është ngarkesë, është mbështetje direkte dhe subvencion i drejtpëdrejtë nga buxheti I shtetit. Disa prej jush këtu në opozitë e dinë shumë mirë këtë gjë prandaj mësojeni dhe Kryetarin tuaj që të mos llahtarisë dynjanë me gjëra që nuk qendrojnë.

Skema e kreditimit, nëpërmjet instrumentit të garancisë me BERZH që tashmë është formatuar nga ana ligjore, më në fund ka mundësinë të fillojë të kreditojë bujqësinë, me mbëhstetje, ku buxheti I shtetit merr përsipër garanci të konsiderueshme, ka lëvruar fond garancie, qësë bashku me atë që lëvrohet vitin tjetër shkon afërsisht 13 milion euro dhe subvencionin interest në sektorin e bujqësisë. Pra ky sector është sot, një sector I mëbshtetur si asnëjherë më parë, me të tre shtylla.

Sa i takon pjesës sociale, ky buxhet bën diferencë. Nuk do ndaloj tek të gjithë investimet në formimin profesional dhe kujdesin social, por do ndalem në disa elementë.

Investime serioze në shkollat profesionale

Zgjerimi i numrit të familjeve që do të trajtohen në skemën e ndihmës ekonomike nga 79 mijë në 83 mijë familje, janë 4 mijë familje që për shkak të skanimit dhe projektit të MMSR, do të përfitojnë mbështetje ekonomike.

Nga trajnimet e formimit profesional do të përfitojnë rreth 16,200 persona dhe për punëkërkuesit e papunë do të kryhen rreth 16.700 ndërmjetësime për punë.

Kemi një rritje të konsiderueshme të pensioneve përtej indeksimit, dhe efekti 12 mujor i pensioneve shkon rreth 3.6 miliardë lekë. Mos harroni që kemi bërë një reformë të rëndësishme të pensioneve ku kemi frenuar rritjen e deficitit në atë sector dhe në afatgjatë, sektori do të jetë gjithnjë e më pak barrë për buxhetin e shtetit, duke garantuar një sgëndetshmëri të sistemit të pensioneve.

Kjo qeveri ka afruar për herë të parë në historinë e Shqipërisë, pas rënies së Komunzimit, pensionin social, I cili shkon drejtpërsëdrejti pë rata individë që për një mijë arsye të ndryshme, nuk kanë kontribuuar në skemën e pensioneve. Në cdo lloj sistemi të mëparshëm, këta përsona do të braktiseshn në mes të rrugës nga shoqëria. Kjo mazhorancë ofroi pensionin social, që sigurisht që nuk është mjaft, po është dicka, dhe tregon përkujdesje sociale për ata njerëz që e theksoj, me sistemin e vjetër do ngeleshin pa përkrahje.

Do t’ju përmend edhe pensionin e ish-ushtarakëve. U bë një kalvar i gjatë i pensionit të ish-ushtarakëve, një padrejtësi ndaj atij grupi social që ne e korrigjuam duke i kthyer dinjitetin. Dua të ndaj me ju edhe një lajm tjetër, që Kryetari i Komisionit ka pasur një iniciativë të hershme për pensionin e naftëtarëve dhe ia doli të bindë qeverinë për atë korrektim që do t’I bëjmë peniosnit të naftëtarëve, që do të thotë që nëpërmjet skemës që po përfundojmë për të korrgijuar edhe ligjin 5 mijë naftëtarë do të përfitojnë pension. Shumat dhe detajet do t’i ndajmë në ditët që vijnë.

Pervec se kemi financuar të gjitha reformat, përvec se kemi rritur pagat dhe pensionet, përvec se kemi financuar një llogari të shëndetshme kapitale për sektorët kycë të ekonomisë, ku edhe garantohet nëpërmjet këtij kontributi por jo vetëm sigurisht, një rritje ekonomike 3.8% në 2017, por ne gjithahstu ulim borxhin publik me gati 3%. Vitin tjetër, borxhi publik bie për herë të parë nën nivelin e dorëzuar nga qeveria e vjetër me 70.4% të GDP në 2013.

Së fundi, një karakteristikë kryesore që e përshkruan këtë buxhet. Ky është buxheti që mbështet rritjen e konsumit të qytetarëve. Është buxheti që shkon drejtpërsëdrejti në xhepat e qytetarëve, mos e harroni asnjë ditë që shumë prej 100 milionë dollarësh me efet 12 mujor shkon si shtesë e drejtpëdrejtë në xhepat e qytetarëve.

Faleminderit!