Albana Shkurta

Zëvendësministër

Znj. Albana Shkurta ka përfunduar studimet e larta në Universitetin e Tiranës në vitin 1996, dega Financë si dhe mban gradën Master në degën Marketing, diplomuar në të njëjtin Universitet në vitin 2007. Aktualisht, Znj. Shkurta është në ndjekje të programit “Global Executive MBA”, një bashkëpunim mes Universitetit të Minesotës dhe Universitetit të Vienës për Ekonomi dhe Biznes.

Profesioniste me mbi 16 vjet eksperiencë në sektorë të ndryshëm marketing në industrinë e produkteve të konsumit të gjerë, duke punuar për marka të njohura ndërkombëtare. Mbi 7 vjet në pozicionin e Drejtoreshës së Përgjithshme të Albanian Distribution & Development shpk, një shoqëri private shqiptare, themeluar në 1998 dhe aktualisht një ndër kompanitë më të mëdha të distribucionit në vend.

Prej Tetorit të vitit 2017 është emëruar Zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë, përgjegjëse për sektorin e zhvillimit ekonomik.