Ervin Mete

Zëvendësministër

Z. Mete ka kryer studime master (LL.M.) pranë Universitetit të Harvard-it, SH.B.A. (2009-2010) dhe pranë London School of Economics, në Mbretërinë e Bashkuar (2008-2009), ku është specializuar në fushat e së drejtës fiskale dhe asaj të shoqërive tregtare. Është diplomuar Jurist në Universitetitn e Tiranës, ku i është akorduar medalje për rezultate të shkëlqyera.

Ka mbajtur pozicionin e Zëvendësministrit të Financave (Tetor 2013 - Dhjetor 2014) dhe të Zëvendësministrit të Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes (Janar 2015 - Shtator 2016).

Z. Mete ka qënë konsulent afatgjatë pranë Bankës Botërore (2012), Ernst&Young (2011), UNDP (2006-2007). Ai gjithashtu ka qënë i përfshirë me Misionin e Asistencës së Bashkimit Europian për Sistemin e Drejtësisë në Shqipëri – EURALIUS (2008). Në vitet 2010-2013 ka qenë lektor i së drejtës fiskale pranë Universitetit Europian të Tiranës.

Është zotërues i gjuhës angleze dhe italiane dhe njohës i gjuhës frënge dhe spanjolle.