Elton Haxhi

Zëvendësministër

Z. Elton Haxhi  ka  mbaruar studimet e larta në Universitetin e Tiranës në 1995, dega Financë Kontabilitet, dhe ka diplomë të avancuar për kontabilitet dhe biznes nga Shoqata e Kontabilistëve të Çertifikuar (ACCA) në Angli.

Aktualisht mban titullin profesional Ekspert Kontabël i Regjistruar, dhënë nga Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar (IEKA) në vitin 2000.

Z. Haxhi ka një eksperiencë profesionale mbi 20 vjecare  në fushat e auditimit, raportimit financiar, taksave, analizës financiare, dhe menaxhimit financiar. Ndër të tjera,  ka qenë ekspert për disa projekte asistence të Bankës Botërore në fushën e përmirësimit të raportimit financiar si edhe ekspert kombëtar financiar i projektit UNDP-STAR 1 që ka asistuar gjatë reformës administrative-territoriale për bashkimin dhe rritje kapacitetesh të Njësive të Qeverisjes Vendore (2014-2016).

Përpara emërimit si Zëvendësminister, ai ka qenë drejtuesi kryesor i shoqerisë së auditimit Baker Tilly Albania, pjesë e rrjetit ndërkombëtar të auditimit Baker Tilly International (nr.9-të në renditjen botërore).

Z. Haxhi ka qenë i  angazhuar në pozicione drejtuese për më shumë se 7 vjet me Ernst&Young Albania dhe KPMG Rusi. Ai gjithashtu ka qenë një nga anëtarët e parë të Bordit të Mbikqyrjes Publike të Ekspertëve Kontabël të Regjistruar dhe Kontabilistëve të Miratuar në Shqipëri (2010-2014) si edhe anëtar i Këshillit Kombëtar Tatimor.