Erjon Luçi

Zëvendësministër

Z.Luçi mban gradën Doktor (Phd) nga Universiteti Stadffordshire në Angli, (1999-2002), ku ka mbrojtur dizertacionin me titull "Ndërmjetësi Financiar në vendet në Tranzicion me fokus Shqipërinë". Në po të njëjtin universitet, ai ka marrë gradën Master në Ekonomiks gjatë periudhës 1997-1999.

Z.Luçi ka përfunduar studimet e larta në Ekonomiks, pranë Universitetit të Tiranës, ku është vlerësuar me medaljen "Student i Shkëlqyer". Ka mbajtur pozicionin e drejtorit të Departamentit të Kërkimeve në Bankën e Shqipërisë (2003-2006) dhe pedagog i jashtëm pranë Departamentit të Ekonomiksit, në Fakultetin Ekonomik, në Universitetin e Tiranës (1996-2013). Në muajin Tetor është emëruar zëvendësministër i Financave, përgjegjës për sektorin Makro dhe Shpenzimet Fiskale.