Gjergji Kosta

Këshilltar i Ministrit të Financave

Gjergji Kosta është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës. Ka ndjekur programin dy vjeçar të Masterit të Nivelit të Dytë për Shkenca Juridike Civile në këtë fakultet, si dhe ka kryer një sërë trajnimesh pasuniversitare në fushën e të drejtës tregtare.

Z.Kosta ka një eksperiencë prej më shumë se 13 vjeçare në administratën publike dhe gjatë karrierës së tij ka kryer funksione të rëndësishme në Ministrinë e Ekonomisë dhe jo vetëm. Ka mbajtur funksionin e Drejtorit të Kabinetit të Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës; funksionin e Këshilltarit Juridik të Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, si dhe të Këshilltarit Juridik të  Ministrit të Privatizimit; funksionin e Drejtorit të Drejtorisë Juridike në Ministrinë e Ekonomisë; funksionin e Drejtorit Juridik në Zyrën Qëndrore të Regjistrimit të Pasurive të Palujatshme.

Gjithashtu Z.Kosta ka qenë konsulent ligjor i projekteve të ndryshme të financuara nga Banka Botërore,Agjencia Gjermane për Bashkëpunimin Teknik (GTZ) etj.

Ai zotëron gjuhën angleze