Irena Beqiraj

Zëvendësministre

Znj. Irena Beqiraj  ka lindur në Vlorë më 23 Maj 1975. Znj Beqiraj ka  mbaruar studimet e larta në Universitetin e Tiranës në 1997, dega Financë . Aktualisht mban  dy tituj profesional, titullin ndërkombëtar “Charter Financial analyst” (CFA) (2003-2006) dhe titullin Kontabilist i Miratuar (2001). CFA është kredenciali profesional më i njohur dhe më i respektuar në botën ndërkombëtare të financave dhe njihet ndryshe si “ Standardi i artë në financë”.

Znj Beqiraj ka një eksperience të zgjeruar profesionale, në fushat e raportimit financiar, taksave, analizës Financiare, hartimit të planeve financiare të investimit dhe menaxhimit financiar.

Ajo ka ushtruar detyrën e Drejtorit të Auditimit në Bankën Italiane të Zhvillimit gjatë viteve 2006-2008.  Ajo ka punuar si  analiste e drejtimit financiar, Projekti SEED Banka Botërorë në vitet 2002-2003. Ka qenë anëtare e Bordit Drejtues te Sicred SH.A përgjatë viteve 2010-2014.

Znj Beqiraj ka gjithashtu një eksperiencë të spikatur në Akademi e cila fillon që prej vitit 1998 ku ka punuar si pedagoge  pranë Fakultetit të Ekonomisë Dega Financë . Ajo e ka punuar si pedagoge e jashtme e lëndëve Analizë Financiare dhe Drejtim Financiar përkatësisht në Universitetin Europian të Tiranës dhe Universitetin Luarasi. (2009-2014).

Dhjetor 2014 –Shtator 2016 ka mbajtur pozicionin e Zëvendësministrit të Financave.

Shtator 2016- Maj 2017 ka ushtruar detyrën si këshilltare ekonomike në Kabinetin e Kryeministrit.

Eksperienca intensive në Institucione Kombëtare dhe Ndërkombëtare Financiare gërshetuar më një eksperiencë të gjatë në akademi e kanë pajisur Znj. Beqiraj me njohuri dhe aftësi profesionale të thella në fushat e: financave, sistemet fiskale, planifikimit strategjik e menaxhimit ekzekutiv, mekanizmave të qeverisjes dhe sistemeve rregullative të institucioneve financiare, si dhe njohuri praktike të auditimit dhe menaxhimit të risqeve.