Gelardina Prodani

Sekretar i Përgjithshëm

Mban titullin Master në Studimet Ekonomike Europiane nga Universiteti i Tiranës dhe ai i Bambergut, si dhe ka marrë gradën Master në Politikat Ekonomike nga Williams College, MA, SHBA, një nga kolegjet më të mira amerikane për Artet Liberale i radhitur në 15 vitet e fundit.

Ndërkohë po punon për marrjen e gradës së Doktoraturës në “Politika Ekonomike”.Që prej vitit 2012 mban pozicionin e Kryetarit të Komitetit Ekzekutiv të Buxhetimit në networkun e mësimit të praktikës të menaxhimit të shpenzimeve publike (PEMPAL), network i përbërë nga drejtorë të buxhetit të 22 vendeve të Europes Lindore dhe Qendrore dhe Azisë Qendrore koordinuar nga Banka Botërore, Qeveria Zvicerane, OECD, GIZ dhe Federata Ruse.                                                        

Nga vitet 2005 – 2013 ka ushtruar detyrën e Drejtorit të Menaxhimit dhe Monitorimit të Buxhetit/ Drejtoria e Përgjithshme e Buxhetit në Ministrinë e Financave.

Ka punuar si Asistent Pedagoge në niveli bachelor pranë Fakultetit Ekonomik, të Universitetit të Tiranës (1998-2009), ndërkohë është pedagoge në nivelin master pranë Universitetit Europian të Tiranës.
Pas 15 vitesh eksperiencë në Ministrinë e Financave, znj.Prodani së fundmi është emëruar Sekretare e Përgjithshme, tetor 2013.