Misioni

Misioni i Ministrisë së Financave është arritja e stabilitetit ekonomik nëpërmjet drejtimit me eficiencë, efektivitet dhe transparencë të financave publike.

Ministria e Financave e ushtron veprimtarinë nëpërmjet këtyre fushave të përgjegjësisë shtetërore:

  1. Politikës makroekonomike dhe fiskale;
  2. Administrimit të të ardhurave;
  3. Administrimit të buxhetit të shtetit;
  4. Menaxhimit të borxhit publik;
  5. Administrimit financiar;
  6. Menaxhimit financiar dhe kontrollit;
  7. Menaxhimit të asistencës financiare të Bashkimit Evropian dhe menaxhimit të fondeve të Bashkimit Evropian;
  8. Inspektimit financiar publik;
  9. Bashkërendimit të përgjithshëm të auditimit të brendshëm.