Alba Çaroshi

Këshilltare e Ministrit të Financave dhe Ekonomisë

Alba Çaroshi është diplomuar për Ekonomiks në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Ajo mban titullin Master për Studime Europiane, me specializim për “Politikat Ekonomike Publike dhe Qeverisja e Bashkimit Europian”, pranë Institutit të Studimeve Europiane. 

Ka marrë pjesë në një sërë projektesh studimi të lidhura me “Menaxhimin e Krizave”, “Mbrojtja e konkurrencës në tregje” “Menaxhimi i burimeve njerëzore si instrument konkurrueshmërie në kushtet e Globalizmit”; “Komunikimi i Organizatave”; “Sfidat Ekonomike dhe politike të BE-së” etj.

Znj. Çaroshi ka punuar në sektorin bankar si Drejtuese e Zyrës së Bankingut Privat.

Ajo zotëron shumë mirë gjuhët angleze, italiane dhe greke.