Knidi Bashari

Këshilltar i Ministrit të Financave dhe Ekonomisë

Z.Knidi Bashari është diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës. Ka ndjekur programin dy vjeçar të Masterit të Administrimit Publik në programin e përbashkët që Universiteti i Tiranës ka me Universitetin e Nebraskës (USA) dhe mban titulllin Master në Administrim Publik.

Z Bashari ka një esperiencë disa vjeçare në administratën publike ku ka shërbyer si këshillar i kabinetit të Ministrit të Financave për institucionet ndërkombëtare dhe politikat fiskale.  

Për dy vite ka mbajtur funksionin e përfaqësuesit të Republikës së Shqipërisë në Organizatën SECI me seli në Bukuresht Rumani, ku ka kryesuar Taks – Forcën Ballkanike në Qendren SECI.

Për një periudhe të shkurtër ka shërbyer si këshilltar në Agjencinë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve, (Albinvest) duke ndihmuar në riorganizimin dhe hartimin e dokumentave strategjike të kesaj agjencie për nxitjen e investimeve të huaja në Shqipëri, me ndihmën e projekteve të asistencës së Bankës Botërore.

Gjithashtu Z. Bashari ka njohuri dhe një esperiencë të gjerë ne menaxhimin e projekteve në fushën e biznesit dhe ka shërbyer si konsulent në realizimin e shumë projekteve brenda dhe jashtë vendit.

Ai zotëron gjuhën angleze, dhe italiane.