Helga Vukaj

Ministër i Financave

Helga Vukaj

Znj. Helga Vukaj mban titullin Profesor i Asociuar si dhe Doktor Shkencash, akorduar nga Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.

Ka një ekperiencë shumëvjecare në nivele të larta të administratës shtetërore. Ka mbajtur  pozicionin e Drejtorit  të Përgjithshëm pranë Kontrollit të Lartë të Shtetit, Zv. Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave,  Drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Juridike pranë Ministrisë së Brendshme si dhe në Institucionin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Me një karriere të pasur edhe në nivel akademik,  aktualisht  znj. Vukaj është pjesë e stafeve akademike në Universitetit të Tiranës, Shkollës së Magjistraturës, Universitetit Luarasi si dhe Universitetit “Luigi Bocconi” Itali.

Znj.Vukaj mban titillin Honorifik  si “Gruaja e Vitit” si dhe Titullin “Kavalier i Paqes”,  të akorduar nga Unioni për Paqe në Botë.

Ka botuar një sërë  artikujsh shkencorë në revista prestigjoze kombëtare dhe ndërkombëtare si dhe është autore e librit “Ecuria Ligjore e Pronës së Paluajtshme”

Ajo është emëruar Ministër i Financave në datë 22 maj 2017.