Drejtoria e Sistemeve dhe Teknologjisë së Informacionit

Drejtori i Drejtorisë

Olta Prifti

Misioni

Zhvillimi dhe menaxhimi i sistemeve të informacionit financiar dhe infrastrukturës së teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, ndërveprimi me sisteme të tjera informacioni dhe ofrimi me cilësi të lartë i shërbimeve elektronike, mbështetur në zhvillimet gjithnjë e në rritje të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit.

Struktura

Funksionet

1.Dizenjimi, implementimi, menaxhimi, administrimi i Sistemeve të Informacionit Financiar në Ministrinë e Financave.
2.Ndërveprimi i sistemeve të informacionit financiar me sisteme të tjera, për shkëmbim informacioni, bazuar në teknikat më bashkëkohore dhe legjislacionin në fuqi.
3.Administrimi, mirëmbajtja dhe zgjerimi i rrjetit kompjuterik të Ministrisë së Financave, Degët e Thesarit në rrethe, Gov-net dhe Institucione të tjera publike, private dhe ndërkombëtare, për ofrimin e shërbimeve elektronike të sigurta dhe me cilësi të lartë.
4.Unifikimi dhe standartizimi i rrjedhjës së informacionit, për të siguruar integrimin dhe ndërveprimin e të gjitha niveleve të administrimit financiar.
5.Mirëmbajtja hardware dhe software e sistemeve të informacionit të ngritura në Ministrinë e Financave. (CISCO Networking, Internet, E-mail, Database administration, applications, Security, Servers administration platforma të ndryshme, etc...)
6.Trajnimi për përdorimin e platformave software-ike:
   a.Microsoft (Word, Excel, Access, PowerPoint),
   b.Internet+e-mail,
   c.aplikacioneve mbështetur në bazën ekzistues të të dhënave financiare,
   d.përdorimi i kompjuterave në rrjet me të gjitha facilitetet e rrjetit
   e.platforma e komunikimit on-line.
   f.Printimi në rrjet, skanimi, etj....
7.Zhvillimi dhe forcimi i kapaciteteve të punonjësve TIK, nëpërmjet trajnimeve të vazhdueshme të punonjësve TIK, pjesëmarrjes në workshope dhe konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare, shkëmbim njohurish me struktura të ngjashme kombëtare dhe ndërkombëtare, me qëllim rritjen e kapaciteteve teknike dhe profesionale, njohjen dhe aplikimin e teknologjive inovative dhe bashkëkohore dhe motivimin e tyre për realizimin e detyrave me cilësi të lartë.
8.Ngritja dhe zbatimi i një strategjie të brendshme për TIK-un e Ministrisë së Financave, mbështetur në strategjinë e menaxhimit të financave publike, strategjinë e Axhendës Dixhitale, zhvillimet e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, si dhe në projektet që po zhvillohen.
9.Hartimi, zbatimi dhe përditësimi i Manualit të Procedurave dhe Politikave TIK për Ministrinë e Financave dhe Degët e Thesareve në rrethe, me qëllim ofrimin e shërbimeve elektronike të sigurta e me cilësi të lartë, ruajtjen, mbrojtjen, përpunimin dhe administrimin e të dhënave financiare, ruajtjen dhe shfrytëzimin e burimeve TIK për përmbushjen e kërkesave të punonjësve dhe standartizimin e veprimtarisë që zhvillohet nëpërmjet mjeteve, teknikave dhe infrastrukturës së teknologjisë së informacionit dhe komunikimit.