Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve Juridike dhe Shërbimeve Mbështetëse

Drejtori i Përgjithshëm

Misioni

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve Juridike dhe e Shërbimeve Mbështetëse, si pjesë e strukturës së Ministrisë së Financave, mbështet veprimtarinë e Ministrisë duke zbatuar legjislacionin në fuqi, me qëllim krijimin e infrastrukturës dhe burimet e domosdoshme që garantojnë zhvillimin e veprimtarisë normale të proceseve të punës.

Funksionet 

Funksionet kryesore të kësaj drejtorie janë:

Të sigurojë kushte të përshtatshme pune për stafin e Ministrisë në burime njerëzore, në pajisje, në komunikim elektronik, në mbështetje ligjore dhe në trajnime dhe pjesëmarrje në aktivitete të ndryshme ndërkombëtare. Të përgatis projektbuxhetin për nevojat e Ministrisë dhe të ndjek zbatimin e tij. Të mirëmbajë librat e regjistrimit dhe pasqyrimit të shpenzimeve dhe të ardhurave dhe sistemin e kontabilizimit të tyre në përputhje me standardet ligjore. Drejtimi ne menyre transparente i prones shteterore nepermjet administrimit dhe kryerjes se procedurave të shitjes. Maksimizimi i vlerës së ketyre pasurive publike, nëpërmjet një procesi të drejte dhe të besueshëm per publikun.

Struktura

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve Juridike dhe e Shërbimeve Mbështetëse ka në strukturë e saj: