Drejtoria e Përgjithshme e Borxhit Publik

Drejtori i Përgjithshëm

Ilda Malile

Kontakt: ilda.malile@financa.gov.al

Misioni

Misioni i kësaj drejtorie është realizimi  i huamarrjes publike në tregun e brendshëm dhe në tregun ndërkombëtar, nëpërmjet instrumenteve financiare dhe marrëveshjeve të huasë,  për të financuar deficitin buxhetor të shtetit, mungesën e përkohshme të likuiditetit, rifinancimin e borxhit shtetëror, për të paguar garancitë shtetërore, koston e emetimit të borxhit shtetëror, për të përballuar koston e shkaktuar nga fatkeqesitë natyrore si për financimin e projekteve të miratuara nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, si dhe menaxhimi i borxhit publik me objektivin e minimizimit të riskut dhe të kostos totale efektive të financimit, si dhe zhvillimin e mëtejshëm të tregut të instrumenteve të financimit.

Funksionet

Funksionet kryesore të saj janë: 

1.Realizimi i huamarrjes në tregun e brendshëm dhe atë ndërkombëtar, nëpërmjet instrumenteve financiarë, në përputhje me buxhetin vjetor,;
2.Realizimi i huamarrjes nëpërmjet marrëveshjeve dypalëshe ose shumëpalëshe për financimin e projekteve dhe për nevoja të tjera të buxhetit, në përputhje me buxhetin vjetor.
3.Sigurimi i financimeve me fonde grant nëpërmjet marrëveshjeve përkatëse të grantit. 
4.Ndjekja procedurave ligjore deri në bërjen efektive të marrëveshjeve të huave dhe granteve.  
5.Bashkepunimi me kreditorët/donatorët për ndryshimin e marrëveshjeve përkatëse të financimit dhe ndjek procedurat përkatëse ligjore deri në bërjen efektive të tyre. 
6.Mbështet zhvillimin e tregut të borxhit të brendshëm.
7.Monitoron zhvillimet në tregun ndërkombetar të kapitaleve dhe kujdeset për të realizuar humarrjen në kohë në këto tregje, në respekt të kufizimeve buxhetore.
8.Koordinon aktivitetet e menaxhimit të borxhit me politikat monetare dhe ato fiskale.
9.Përgatit strategjinë afatmesme të menaxhimit të borxhit, në përputhje me qëllimin për të arritur objektivat e synuara dhe përditëson strategjinë çdo vit.
10.Punon për të minimizuar riskun operacional të borxhit.  
11.Vlerëson riskun e kreditit dhe emetimin e garancive të huasë si dhe menaxhon ato, duke respektuar parametrat e përcaktuara në legjislacionin për huammarrjen vendore.  
12.Miraton dhe monitoron zbatimin e nënhuave. 
13.Mban databazën e borxhit publik si dhe mban rekorde të garancive dhe huamarrjes aktive. Mban rekorde të kontratave të huave.
14.Kryerjen në kohë të shërbimit të borxhit. 
15.Përgatit dhe siguron publikimin e rregullt të buletineve të statistikave të borxhit. 
16.I përgjigjet detyrimeve raportuese me natyrë statutore dhe kontraktuale të borxhit te qeverisë ndaj insitucioneve të huaja dhe të brendshme.

Struktura

Drejtoria e Përgjithshme e Borxhit Publik ka në strukturën e saj: