Drejtoria e Integrimit Europian dhe e Programit IPA

Drejtori i Drejtorisë

Misioni

Misioni i Drejtorisë së Integrimit Evropian dhe Programit IPA është realizimi i detyrimeve të Ministrisë së Financave që rrjedhin  nga zbatimi i Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA) dhe menaxhimi i projekteve në kuadër  të Instrumentit të Para-Aderimit (IPA). 

Struktura

Funksionet

1.Programimi, kordinimi i aktiviteteve, si dhe monitorimi i projekteve që mbështesin Ministrinë e Financave në kuadër të Instrumentit të Paraaderimit (IPA) të Bashkimit Evropian, në përputhje me Marrëveshjen Operacionale dhe Marrëveshjen Financiare.
2.Bashkërendimin e brendshëm institucional, sigurimin e lidhjes së drejtpërdrejtë dhe bashkërendimin e punës me Ministrinë e Integrimit Evropian dhe për angazhimet e marra nga Republika e Shqipërisë, në kuadër të procesit të stabilizim-asociimit për Ministrinë e Financave;
3.Përgatitjen dhe raportimin pranë Komisionit Evropian mbi realizimin e detyrimeve që rrjedhin nga MSA, për të gjitha fushat e Ministrisë së Financave bazuar në dokumentet strategjikë si: Progres Raporti i BE-së, Plani Kombëtar për Integrimin Evropian (PKIE) dhe Nënkomitete BE-Shqipëri;
4.Përgatitjen e informacioneve periodike në fushën e financave për Ministrinë e Punëve të Jashtme, në kuadër të takimeve dypalëshe me zyrtarë të lartë, si edhe angazhimet në kuadër të Sesioneve të Përbashkëta për bashkëpunim industrial, ekonomik dhe teknik me vende të ndryshme.
5.Koordinimin e përgatitjes së materialeve për plotësimin e standarteve të hapjes dhe mbylljes së negociatave dhe të dokumentave të kërkuar në procesin e hapjes se negociatave për antarësim në BE.
6.Përgatitja e analizave duke bashkërenduar punën me Zyrën e NIPAC, CFCU, NF, NAOSO dhe strukurave të tjera bashkëvepruese.
7.Shpërndarjen e të dhënave për procesin e integrimit evropian në drejtoritë e ministrisë dhe institucionet në varësi.
8.Monitorimin dhe raportimin brenda ministrisë për çështje të integrimit evropian.
9.Mbështetjen teknike të mbledhjeve të grupeve të përhershme të punës, sipas kapitujve të acquis ku Ministria e Financave është lider.
10.Merr pjesë në procesin e konsultimit me BE-në me qëllim caktimin e prioriteteve të asistencës financiare, si dhe planifikimin e bashkëfinancimit të parashikuar për projektet përfituese të MF.

 

 

 

Plani Kombëtar për Integrimin Evropian (PKIE) 2016-2020, miratuar me Vendim nr 74 të datës 27.01.2016 të Këshillit të Ministrave Shënim: Janë vetem kapitujt ku MF është lider