Drejtoria e Inspektimit Financiar Publik

Drejtori i Drejtorisë

Ilir Mece

Misioni

Misioni i inspektimit financiar publik është garantimi i zbatimit të ligjshmërisë në përdorimin e fondeve publike dhe dhënia e ndihmës në përmirësimin e menaxhimit financiar publik. 

Struktura

Fuksionet

1.Shqyrton kërkesat, informacionet apo ankesat dhe jep mendim te nëpunësi i parë autorizues për fillimin ose jo të inspektimit financiar publik apo të inspektimit paraprak.
2.Kryen inspektime financiare publike, sipas rregullave të miratuara nga Ministri i Financave, si edhe është përgjegjëse për cilësinë e tyre.
3.Propozon te Nëpunësi i Parë Autorizues dhe te Ministri i Financave masat që duhet të ndërmerren në përfundim të inspektimit financiar publik.
4.Monitoron zbatimin e masave të kërkuara nga Ministri i Financave në përfundim të inspektimit financiar publik, si dhe informon nëpunësin e parë autorizues për zbatueshmërinë e tyre.
5.Propozon për miratim urdhra, udhëzime dhe metodologji, sipas dispozitave të këtij ligji.
6.Kryen rolin e AFCOS-it dhe shërben si pikë kontakti e OLAF-it.
7.Paraqet te nëpunësi i parë autorizues dhe te Ministri i Financave raportin vjetor të veprimtarisë, brenda datës 31 mars të vitit pasardhës.
8.Kërkon dhe shkëmben informacion me njësi të tjera publike, në fushën e veprimtarisë së inspektimit financiar publik.