Informacioni mbi dokumentat që keni dërguar për pagesën e dëmshpërblimit

Informacioni mbi analizimin e dokumentave te derguara per pagese te kestit te i-re

Shënim:

a. Kur dokumentacioni është i rregullt shënohet me V, kur mungon shënohet me  X,   kur kanë autorizuar me  prokurë shënohet me P.          

b. Ngjyra e kuqe mbi numrin e dosjes tregon se dosja ka mangësi, kurse ngjyra e kuqe mbi përfituesin tregon se ai përfitues nuk është paguar.

c. Ngjyra jeshile mbi numrin e dosjes tregon se dosja është gati për pagesë, por kujdes, para se të dërgohen në bankë, bëhet edhe një kontroll i fundit, i cili mund ta ndryshojë ngjyrën dhe gjendjen e dosjes nga jeshile e gatshme për pagesë, në ngjyrë të kuqe jo të gatshme për pagesë. Listat në internet përditësohen çdo ditë të martë.

d. Ngjyra e verdhë mbi numrin e dosjes tregon se dosja është paguar pjesërisht. 

e.Ato dosje numri i të cilave nuk ka ngjyrë, tregon se këto dosje janë në proces verifikimi ose të interesuarit nuk kanë prurë asnjë dokument në Ministrinë e Financave.