Tatimi mbi Vlerën e Shtuar

Tatimi mbi vlerën e shtuar (TVSH) paguhet:

  1. për të gjitha furnizimet e tatueshme të mallrave dhe shërbimeve të realizuara kundrejt pagesës nga personi i tatueshëm, si pjesë e veprimtarisë së tij ekonomike në territorin e Republikës së Shqipërisë;
  2. për të gjitha importet e mallrave në territorin e Republikës së Shqipërisë;

 

Pragu i TVSH-së për regjistrim është 5 milionë lekë (për vitin kalendarik) për xhiron vjetore të biznesit, ndërsa për profesionet e lira dhe shërbimin e hotelerisë nuk ka prag.

 

Të gjithë personat fizikë dhe juridikë të përfshirë në aktivitetet e eksportit apo importit, janë të detyruar të regjistrohen, në mënyrë që të paguajnë TVSH-në.
Çdo subjekt tjetër i tillë si: individët, njësitë e qeverisjes qendrore dhe vendore, organizatat shoqërore, politike dhe ndërkombëtare, misionet diplomatike etj., të cilat kryejnë veprimtari import-eksporti, pavarësisht nga xhiroja, janë gjithashtu të detyruara të regjistrohen. Për çdo subjekt që ushtron veprimtarinë e import-eksportit, operacionet doganore do të vazhdojnë pasi ai të dorëzojë origjinalin ose kopje të noterizuar të Certifikatës së Numrit të Identifikimit për Personin e Tatueshëm (NIPT).
Xhiroja e përgjithshme vjetore llogaritet në bazë të çmimit total të paguar nga blerësi dhe përfshin edhe taksat, edhe gjobat.
Deklarimi i TVSH-së dhe formulari i pagesës plotësohen në dy kopje dhe personi i tatueshëm e paraqet atë në bankën përkatëse me të cilën Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT) ka një marrëveshje në lidhje me pranimin e pagesave të TVSH-së, brenda 14 ditëve pas përfundimit të periudhës tatimore. Në datën 5 të çdo muaji, tatimpaguesi duhet të dorëzojë elektronikisht në drejtorinë rajonale ku është i regjistruar, librin e blerjeve dhe shitjeve të TVSH-së.

Norma standarde e TVSH-së është 20%. Nuk aplikohet normë e reduktuar TVSH-je për asnjë furnizim malli apo shërbimi..

Përjashtimet nga pagesa e TVSH-së:

Brenda vendit:

Furnizimet e mëposhtme përjashtohen nga pagesa e TVSH-së:

  • Furnizimi i shërbimeve financiare;
  • Furnizimi i arit, kartëmonedha apo monedha të Bankës së Shqipërisë;
  • Furnizimi i pullave postare, të cilat përdoren për shërbimin e postës ose pulla të ngjashme;
  • Furnizimi i një organizatë jofitimprurëse kundrejt një pagese të reduktuar konsiderohet një furnizim i përjashtuar në kushtet e përcaktuara në nenin 24;
  • Furnizimi i tokës dhe marrja me qira e saj është furnizim i përjashtuar, përveçse kur toka përdoret për parkim apo si garazh për automjetet dhe mjetet e tjera të lëvizshme;
  • Furnizimi i ndërtesave, përveç procesit të ndërtimit;
  • Dhënia me qira e ndërtesave është furnizim i përjashtuar, përveç rasteve:
    a) kur periudha e qiradhënies nuk i kalon dy muaj;

b) të strehimit në hotele ose vende pushimi;

  • Furnizimi i shërbimeve arsimore nga institucionet e arsimit publik dhe privat, në bazë të rregulloreve të veçanta;
  • Ministri i Financave përcakton udhëzimet për përjashtimin e furnizimit të misioneve diplomatike dhe konsullore dhe personelit të tyre mbi bazën e reciprocitetit dhe përjashtimin e furnizimit të organizatave ndërkombëtare mbi bazën e marrëveshjeve ndërkombëtare;
  • Furnizimi i mallrave dhe shërbimeve të lidhura me fazën e kërkimit të Operacioneve hidrokarbure;
  • Ambalazhimi dhe materialet e barnave;
  • Shitja e librave, gazetave dhe shërbimi i publicitetit të tyre;
  • Furnizimi i barnave dhe shërbimeve shëndetësore;
  • Furnizimi për emergjencat civile;
  • Përpunimi i mallrave jo shqiptare të destinuara për rieksport;
  • Furnizimi i shërbimeve të lojërave të fatit, kazinove dhe hipodromeve;
  • Furnizimi i kartave të identitetit;
  • Furnizimi i hekurit dhe çimentos kur përdoren si lëndë e parë për ndërtimin e veprave hidrike;
  • Furnizimi i shërbimeve ndërkombëtare

Në Import:•

Janë të përjashtuara nga TVSH-ja , importet e mëposhtme;

1. Importimi i mallrave që përjashtohen në tregun e brendshëm;

2. Mallrat në regjim tranziti;

3. Mallrat në regjim importi të përkohshëm ose në regjim përpunimi aktiv;

4. Importimi i kafshëve të gjalla për mbarështim;

5. Importimi i mallrave nga NATO dhe organet e saj;

6. Mjetet e importit, të cilat ndihmojnë për të integruar individët me aftësi të kufizuara      

    p.sh. paraplegjikët;

7. Importimi i anijeve;

8. Importimi i makinerive dhe pajisjeve, në mënyrë që të përmbushen kontrata dhe

    investime me vlerë mbi 50 milionë lekë;

9. Importimi i makinerive dhe pajisjeve, në mënyrë që të arrihen kontratat e investimit në    

    regjimin e përpunimit të brendshëm dhe të agro-biznesit,

10. Importimi i hekurit dhe çimentos të përdorur si lëndë e parë për ndërtimin e veprave hidrike;

11. Importimi i makinerive prodhuese nga subjekte të tatimit e tatimit të thjeshtuar mbi fitimin (me qarkullim vjetor nga 0 deri në 8 milionë lekë)

 

Furnizimi i mallrave dhe shërbimeve, të përjashtuara nga TVSH-ja, nuk gëzojnë të drejtën e kreditimit të TVSH-së së paguar në blerje.

Vlera e tatueshme e furnizimit është shuma totale e paguar për atë furnizim, përveç rasteve kur është vendosur ndryshe nga ligji nr. 7928, datë: 1995/04/24.

  • Eksportet

Furnizimi i mallrave dhe shërbimeve për eksport dhe transport ndërkombëtar trajtohen me TVSH  zero për qind dhe me të drejtën e kreditimit të TVSH-së së paguar në blerje.

TVSH-ja zbatohet në masën zero për qind:

  • Për mallrat, që eksportohen nga territori i Republikës së Shqipërisë.
  • Për transportin ndërkombëtar të mallrave ose të pasagjerëve dhe furnizimet e mallrave e të shërbimeve në lidhje me të. Ministri i Financave dhe Ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit kanë të drejtë të caktojnë me udhëzim të përbashkët cilat janë furnizimet e mallrave e të shërbimeve në lidhje me transportin ndërkombëtar të mallrave dhe pasagjerëve.
  • Për furnizimet e mallrave a shërbimeve në lidhje me veprimtaritë tregtare ose industriale në det.