Akciza

Momenti i pagesës së detyrimit të akcizës është hedhja për konsum e produktit. Shoqërimi i të gjitha procedurave të deklarimit bëhet nëpërmjet Dokumentit Shoqërues Administrativ DSHA. Të gjithë subjektet që përpunojnë produkte të akcizueshme detyrimisht pajisen me statusin e Depozituesit të Miratuar  (Magazine Fiskale) nga administrata doganore. Çdo subjekt duhet të garantojë detyrimet e Akcizës me lëvizje prodhim depozitim. Deklarimi dhe pagesa on- line bëhet nëpërmjet modulit kompjuterik të instaluar pranë Operatorëve.

                        

“Regjim i pezullimit të detyrimeve të akcizës” është një regjim që zbatohet në prodhimin, përpunimin, mbajtjen ose  lëvizjen e mallrave të akcizës të pambuluara nga një procedure doganore pezulluese ose  regjim doganor pezullues, i cili ka pezulluar pagesën e akcizës.

“Regjim doganor pezullues” është një nga procedurat e parashikuara në Kodin Doganor që ka të bëjë me mbikëqyrjen doganore të mallrave jo shqiptare gjatë futjes së tyre në Territorin Doganor Shqiptar, në magazinimin e përkohshëm, në zonat e lira ose magazinat e lira ose në një nga regjimet e parashikuara

“Depozitues i miratuar”, është një person fizik ose juridik i autorizuar nga Autoritetet Doganore në ushtrimin e aktivitetit të tij, për të prodhuar, përpunuar, mbajtur, pritur ose dërguar produkte që i nënshtrohen akcizës nën regjimin e pezullimit të detyrimeve në një Magazinë Fiskale.

“Magazinë fiskale” është një ambient,  qartësisht  i ndarë nga ambientet e tjera,  ku  produktet e akcizës prodhohen, përpunohen, mbahen,  priten ose dërgohen  nën një regjim pezullues të detyrimeve nga një Depozitues i Miratuar, në ushtrimin e aktivitetit të tij, sipas kushteve të përcaktuara nga Autoritetet Doganore

“Pritësi i regjistruar” është një person fizik ose juridik i autorizuar nga Autoritetet Doganore, në ushtrimin e aktivitetit të tij dhe sipas kushteve të përcaktuara, për të pritur mallra akcize që lëvizin nën një regjimin pezullues të  detyrimeve brenda territorit  të vendit. Ky operator nuk mund të prodhojë, mbajë ose të dërgojë produkte me pezullim të detyrimeve të akcizës.

“Përfaqësues fiskal” është një person juridik ose fizik i miratuar dhe i licencuar nga autoritetet doganore, që vepron në emër dhe për llogari të depozituesit të miratuar, pritësit dhe dërguesit të regjistruar.

Garantimi:

Operatorët që duhet të garantojnë detyrimin e akcizës janë:

  1. Depozituesi i miratuar dhe dërguesi i regjistruar të cilët garantojnë:
  • Lëvizjen në pezullim të detyrimit akcizës; 
  • Mbajtjen në pezullim të detyrimit akcizës në Magazinat Fiskale

2. Pritësi i regjistruar, përfaqësuesi fiskal dhe transportuesi, të cilët garantojnë lëvizjen në pezullim të detyrimit të akcizës. 

Lindja e detyrimit të akcizës

Detyrimi i akcizës lind në momentin e hedhjes për konsum në territor.

Pagesa e akcizës”

Akciza paguhet në momentin e nxjerrjes se produkteve  të akcizës nga një regjim i pezullimit të detyrimeve

Produktet e akcizueshme në Republikën e Shqipërisë janë:

 

                                  Mallrat e akcizës në Republikën e Shqipërisë janë si në file më poshtë:

------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

              Mallrat e Akcizës (përditësuar 04/02/2014)                                  Ligji i Akcizave (me ndryshime)                  
                                        

 ------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Produktet Energjetike:

Produktet Energjetike:

Klasifikime dhe Baza e llogaritjes së akcizës.

Produktet Alkoolike dhe Duhanit

Produktet Alkoolike dhe Duhanit

Birra, vera, pijet e fermentuara, ndryshe nga vera dhe produktet alkoolike të ndërmjetme dhe alkooli etilik