Taksa mbi ndërtesat

Baza e taksës mbi ndërtesat është sipërfaqja e ndërtimit (vendi) në metra katrorë të ndërtimit apo pjesë të tij, mbi dhe nën nivelin e tokës, dhe sipërfaqja e çdo kati. Sipërfaqja në pronësi të tatimpaguesit vlerësohet në bazë të dokumenteve që vërtetojnë një pasuri të tillë. Kategoritë minimale të ndërtesës, për efekt të bazës së tatueshme janë:

 

Bashkitë

Zona 1

Tiranë

Durrës

Zona 2

Vlorë

Fier

Sarandë

Pogradec

Korçë

Elbasan

Berat

Lushnjë

Gjirokastër

Shkodër

Kavajë

Lezhë

Zona 3

Të gjitha

bashkitë e tjera

Lekë/m2  në vit

I. Ndërtesa banimi

 

 

 

- ndërtuar para 1993

15

10

5

- ndërtuar gjatë dhe pas 1993

30

12

6

II. Ndërtesa të tjera

 

 

 

- Për tregti dhe shërbime

400

300

200

- Të tjera

100

60

40

III. Ndërtesa në pronësi apo në përdorim, në territore të miratuara si fshatra turistike.

400

400

400

 

Shënim I: Nivelet treguese të taksës, dhënë në tabelë, janë të vlefshme për ndërtesat në zonat urbane (bashkitë), si dhe për ndërtesat në të gjitha zonat (urbane dhe rurale) të seksionit III të tabelës “Ndërtesa në pronësi apo në përdorim, në territore të miratuara si fshatra turistike”.

Shënim II: Në zonat rurale (komunat), niveli tregues i taksës për çdo kategori minimale të ndërtesës (përjashtuar seksionin III) është sa një e dyta e nivelit tregues përkatës të kategorisë minimale të ndërtesës në bashkitë qendër rrethi, në të cilat ndodhet komuna.

Shënim III: Për ndërtesat në pronësi të shoqërive të ndërtimit, të destinuara për shtije, por që janë ende të pashitura, taksa do të vendoset sipas destinacionit të përdorimit të ambientit të ndërtesës. Ambientet e hipotekuara si:

  1. apartamente banimi do t’i nënshtrohen taksës mbi ndërtesat në kategorinë “Ndërtesa banimi”;
  2. ndërtesë biznesi do t’i nënshtrohen taksës mbi ndërtesat në kategorinë “Ndërtesa të tjera për tregti dhe shërbime”.

Këshilli bashkiak ose komunal mund të miratojë nënkategoritë e ndërtimit, për çdo kategori minimale ndërtimi në territorin që mbulon komuna apo bashkia përkatëse. Niveli i taksës është përcaktuar në lekë për metër katror. Detyrimi i taksës llogaritet duke shumëzuar nivelin e taksës me bazën e tatueshme.