Buletini mujor

 TË REJAT KRYESORE PRILL 2018

logo

Buletini mujor > Ligji për Financat Vendore – Një vit më pas

Postuar më: 30 Prill 2018

Ligji për Financat Vendore – Një vit më pas

foto1


Viti 2017 ishte viti i parë i implementimit të Reformës Administrative–Territoriale, dhe një vit nga zbatimi i saj, rezultatet janë të prekshme. Të ardhurat nga burimet e veta të njësive vendore janë rritur me 87 milionë dollarë apo 8.7 miliard lekë në vitin 2017, krahasuar me 2013. Zbatimi i Reformës Administrativo-Territoriale ka vijuar me thellimin e procesit të decentralizimit, duke kaluar në bashkitë e vendit kompetencat dhe përgjegjësitë për disa funksione, me një faturë financiare rreth 8 miliard lekë ose sa rreth 60% e transfertës së pakushtëzuar që pushteti vendor merrte vitet e mëparshme. Ministria e Financave dhe Ekonomisë, në mënyrë të vazhdueshme, do të nxisë ndryshimin e strukturës në drejtim të shpenzimeve kapitale dhe zvogëlimit të shpenzimeve të personelit. Për herë të pare, në ligjin e buxhetit të vitit 2018 u vendos që Ministria e Financave si autoriteti fiskal, të ndërhyjë për të garantuar balancimin midis shpenzimeve me investimet dhe me shpenzimet që shkojnë në funksion të shërbimeve. Një tjetër shqetësim i ngritur nga MFE-ja është pagesa e detyrimeve të prapambetura nga njësitë vendore, detyrim i përcaktuar në ligjin e financave vendore, ku autonomia e njësive vendore shoqërohet me disiplinë financiare, tejet rigoroze në favor të qytetarëve.