Buletini mujor

 TË REJAT KRYESORE PRILL 2018

logo

Buletini mujor > Taksa zero për biznesin e vogël, përfituan 73 mijë sipërmarrje

Postuar më: 30 Prill 2018

Taksa zero për biznesin e vogël, përfituan 73 mijë sipërmarrje

foto1

Rishikohet kufiri për tatim-fitimin

Në 1 prill hyri në fuqi ndryshimi i pragut të deklarimit të TVSH-së, nga 5 në 2 milionë lekë xhiro në vit. Nga ky ndryshim preken 9,775 subjekte të biznesit të vogël, kontributi i të cilëve në të ardhurat e përgjithshme që mblidhen nga tatimet e doganat është vetëm 0.8% e totalit. Përfshirja në skemën e TVSH-së nuk ka asnjë ngarkesë të shtuar fiskale për biznesin e vogël. Taksa e biznesit të vogël mbetet zero, një lehtësim i drejtpërdrejtë për mbi 73 mijë biznese ose 500 mijë famlije. Deklarimi i TVSH-së do të jetë i thjeshtuar dhe do të bëhet një herë në tre muaj, ndërsa nuk do të aplikohet asnjë gjobë për deklarime të gabuara deri më 31 dhjetor 2018. Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve kanë nisur një proces tejet intensiv komunikimi, informimi dhe trajnimi të biznesit të vogël, në këndet e dedikuara të asistencës pranë zyrave të shërbimit të tatimpaguesve, por edhe në terren, me qëllim njohjen e tyre me procesin e deklarimit. Së fundmi, qeveria ka ndërmarrë një tjetër nismë për lehtësimin e biznesit, duke propozuar rritjen e kufirit të xhiros vjetore për aplikimin e tatim-fitimit, mbi 10 milionë lekë.

http://www.financa.gov.al/al/newsroom/lajme/taksa-zero-per-biznesin-e-vogel-perfituan-73-mije-sipermarrje-rishikohte-kufiri-per-tatim-fitimin&page=1