Buletini mujor

 TË REJAT KRYESORE PRILL 2018

logo

Buletini mujor > Konsultim i gjerë me sipërmarrjen për nismat fiskale

Postuar më: 30 Prill 2018

Konsultim i gjerë me sipërmarrjen për nismat fiskale

foto1

Përmirësimi i klimës së biznesit, kryefjala e qeverisë

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka nisur një proces të gjerë konsultimi e komunikimi me sipërmarrjen dhe shoqatat e biznesit për t’u njohur me propozimet për ndryshimet në paketën e re fiskale. Takimi i parë u zhvillua mes ministrit Arben Ahmetaj dhe Shoqatës së Ndërtuesve, duke adresuar edhe një kërkesë të kahershme të tyre që ka nisur në vitin 2008 për ndarjen e përgjegjësisë tatimore midis ndërtuesit/investitorit dhe pronarit të tokës. Ministri Ahmetaj theksoi se përmirësimi i klimës së biznesit është një prioritet i rëndësishëm i qeverisë ndaj konsultimi publik do të vijojë me qytetarët, me sipërmarrjen e vogël, me dhomat e tregtisë, deri në periudhën korrik-gusht, kur do të jetë edhe formatimi i parë i politikës fiskale.

http://www.financa.gov.al/al/newsroom/lajme/konsultim-te-gjere-me-sipermarrjen-per-nismat-fiskale-permiresimi-i-klimes-se-biznesit-kryefjala-e-qeverise&page=1