Buletini mujor

 TË REJAT KRYESORE PRILL 2018

logo

Buletini mujor > Progres Raporti i BE-së dhe Banka Botërore

Postuar më: 30 Prill 2018

Progres Raporti i BE-së dhe Banka Botërore

foto1

Vlerësojnë disiplinën fiskale dhe rritjen ekonomike në Shqipëri

Komisioni Europian publikoi më 17 prill Raportin e Progresit për Shqipërinë, i cili vlerëson zhvillimet tejet pozitive të ekonomisë, kryesisht në aspektin e disiplinimit fiskal, uljes së borxhit, krijimit të vendeve të reja të punës dhe zbutjen e varfërisë dhe pabarazisë në vend. Shqipëria vijoi të konsolidojë stabilitetin makroekonomik. Borxhi vijoi trendin rënës. Ekonomia shqiptare vazhdoi të rritet në 3.9% në fund të nëntëmujorit 2017, ndërsa të gjithë komponentët e kërkesës së brendshme ishin në rritje. Politika fiskale e kujdesshme, edhe pse një vit elektoral, reduktoi defiçitin buxhetor dhe e bëri borxhin publik më të qëndrueshëm. Raporti Ekonomik për Ballkanin Perëndimor i publikuar nga Banka Botërore, vlerëson se Shqipëria është i vetmi vend në rajon ku punësimi i forcës së aftë për punë, u rrit në mbi 50%. Papunësia ra në nivelin më të ulët historik në 13.6% në shtator 2017, ndërsa Shqipëria është vendi me normën më të ulët të papunësisë tek të rinjtë krahasuar me vendet e rajonit. Rritja ekonomike dhe rritja e punësimit, ndikoi në uljen e nivelit të varfërisë nga 33.9% në 2016, në 32.8% në 2017 dhe projektohet të bjerë edhe më shumë në 2018 në nivelin 31%. Nga ana tjetër, sistemi fiskal në Shqipëri ka ndihmuar në uljen e pabarazisë, që reflektohet në uljen me 5 pikë të koeficientit GINI.

http://www.financa.gov.al/al/newsroom/lajme/progres-raporti-i-be-vlereson-disiplinen-fiskale-ne-shqiperi-rritja-ekonomike-krijoi-punesim-papunesia-ne-nivelin-me-te-ulet-hstorik-politikat-fiskale-reduktuan-pabarazine&page=1