Buletini mujor

 TË REJAT KRYESORE PRILL 2018

logo

Buletini mujor > Treguesit fiskalë të konsoliduar të dy-mujorit

Postuar më: 30 Prill 2018

Treguesit fiskalë të konsoliduar të dy-mujorit

foto1

Të ardhurat 3.5 miliardë lekë më shumë

Ministria e Financave dhe Ekonomisë publikoi treguesit fiskalë të konsoliduar të dy-mujorit të parë të vitit. Të ardhurat e përgjithshme arritën në rreth 67.6 miliardë Lekë me një realizim 99.1% të planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017 ky zë ka rezultuar 5.5% më i lartë ose rreth 3.5 miliardë Lekë më shumë. Të ardhurat nga “Tatime dhe Dogana” (përfshirë kontributet e mbledhura nga DPT) për periudhën Shkurt 2018, u realizuan në vlerën 59.6 miliard lekë, 3 miliard lekë ose 5.5% më shumë se 2-mujori i vitit 2017. Shpenzimet e përgjithshme publike për dy-mujorin 2018, arritën në 63.9 miliardë Lekë, me një realizim në masën rreth 100.5 përqind të planit të periudhës dhe me rritje 16.9 përqind ose rreth 9.2 miliardë Lekë më shumë se dy-mujori 2017. Shpenzimet korente dhe ato kapitale, kanë shënuar një realizim optimal, përkatësisht në masën 99.5 përqind dhe 121.6 përqind të planit të periudhës. Sikurse evidentohet nga tabela e treguesve fiskalë të konsoliduar, realizimi i shpenzimeve dhe të ardhurave të përgjithshme, është shoqëruar me një suficit buxhetor prej rreth 3.7 miliardë Lekë.

http://www.financa.gov.al/al/newsroom/lajme/treguesit-fiskale-te-konsoliduar-te-dy-mujorit-te-ardhurat-3-5-miliarde-leke-me-shume&page=1