Postuar më: 23/09/2019

23 Shtatori – ditë pushimi për nxënësit e arsimit profesional në qarqet Tiranë, Durrës dhe Elbasan

Ndonëse infrastruktura shkollore është PLOTËSISHT gati për të vazhduar normalisht mësimin, për nxënësit e zonave të prekura nga tërmeti i dy ditëve më parë, në qarqet Tiranë, Durrës dhe Elbasan, sikurse u komunikua edhe nga ana e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë,  23 shtatori është ditë pushimi edhe për nxënësit e shkollave profesionale.

Duke e marrë në konsideratë efektet psikologjike është vendosur që nxënësit e zonave të lartpërmendura bashkë me prindërit e tyre, të cilët punojnë në administratën publike, të jenë të lirë për të qëndruar pranë njëri-tjetrit.